Afrim Gashi: Talat Xhaferi nxjerr në rrenë Ali Ahmetin për Monstrën, Sopotin dhe Brodecin? (Video)

Deklaratë e çuditshme dhe mosnjohje elementare e punës së trupave parlamentar. Kështu e kanë vlerësuar nga Lëvizja Besa deklaratën e djeshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili akuzoi se me mos emërimin e kryetarit të komisionit për të drejtat dhe liritë e njeriut Lëvizja Besa pengon zbardhjen e rasteve Monstra, Brodeci, Sopoti dhe të tjera. Deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, tha se Ahmetin e ka demantuar sot vetë bashkëpartiaku i tij, kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili ka caktuar kryesues të komisionit dhe ka thirrur mbledhje. Me këtë rast Gashi ju bëri sfidoi deputetët e BDI-së dhe shumicës së re parlamentare duke i ftuar që t’i zbardhin këto raste dhe u zotua se do t’i urojnë nëse arrijnë ta bëjnë këtë.
“Dje pas takimit në hotelin Aleksandër Pallash, kryetari i BDI-së pati një deklaratë shumë të çuditshme dhe shfaqi një panjohuri shumë elementare për punën e komisionit anketues për të drejtat e njeriut se gjoja Besa për shkak të mosudhëheqjes me atë komision, moskryesimin, kanë ngecur dhe nuk do të zbardhen rastet Monstra, Brodec e kështu me radhë. Vetëm për informacion, është zyrtare, vetë kryetari i Kuvendit, anëtari i BDI-së, Talat Xhaferi ka caktuar një kryesues tjetër dhe ky komision sot ka mbledhje në orën 14. Do të thotë komisioni anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut sot ka mbledhje në orën 14 dhe ata e kanë shumicën si koalicion, le ti zbardhin rastet. Ju bëj ftesë për shkak se sot në ora 2 mbahet ky komision, le ti zbardhin rastet, ne i presim dhe do ti urojmë nëse i zbardhin ato raste”, ka thënë Afrim Gashi, Lëvizja Besa.
Lëvizja Besa nuk ka deleguar deputet për anëtarë dhe kryetarë të trupave parlamentar pasi BDI kishte refuzuar që kësaj partie ti takojë një pozitë nënkryetari në Kuvend, ndërsa nuk kanë arritur të merren vesht as për numrat e anëtarëve në komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, akuzoi dje Lëvizjen Besa se me këto veprime ka penguar zbardhjen e proceseve të dyshimta gjyqësore si Monstra, Sopoti, Brodeci dhe të tjera të cilat kishin ndodhur shumë vite më parë.

In : Aktuale

Loading...
loading...