Agim Beqiroski  nga Besa e Llabunishtit:Gara për kryetarin e Strugës është e hapur!

Njoftimi i degës së Besës së Llabunishtit,  ku i referohej një dakordësie me degën e Strugës të Lëvizjes Besa, që të drejtën e propozimit në garën e pritshme elektorale për kreun e Komunës së Strugës ta ketë dega e Llabunishtit, ka ngritur hamendësime në opinionin strugan , rreth kandidatit të mundshëm.Agim Beqiroski kryetar i Lëvizjes Besa në Llabunishtë, potencon se akoma dega e Llabunishtit nuk ka një emër konkret në këtë drejtim, edhe pse sipas tij në degën e Besës  janë përmendur disa emra që fare mirë mund të jenë kandidatë të kësaj partie në garën për kreun e Strugës të cilën e portertizoi si të hapur .Beqiroski për Strugalajm.com, potencon se e drejta e e propozimit nuk duhet të keqkuptohet se BESA e Llabunishtit detyrimishtë të propozojë vetëm kandidatë nga Llabunishti .Ndërkohë, në pyetjen se a do të jetë një nga kandidatët e mundshëm  të Besës në garën për kreun e Komunës së Strugës, Beqiroski nuk u prononcua por nënvizoi se është herët duke përfunduar se nga struktura do të dali emir I kandidatit.Lëvizja Besa në zgjedhjet e fundit parlamentare në Strugë grumbulloi 3 mijë vota ndërkohë vetën në Llabunishtë arkëtoi më shumë se 700 vota.

 

(Strugalajm.com),

In : Aktuale

Loading...
loading...