Agim Vinca:Në ditët e fundit të fushatës!

Agim Vinca

NË DITËN E FUNDIT TË FUSHATËS

(Antimiting i vogël poetik)

–          “Erdhi dita!” – thotë Albini veshur me kostum e kravatë; me trupin drejt e fjalën shpatë. “Me VV-në çkapet shteti dhe kalitet mileti”.

–          “100% shtet!” – ia pret Ish-kryeministri, i cili pa u bërë njëqind ditë ia rriti rrogën vetes njëqind për qind; për “këmisha e kravata”, siç pat thënë vetë.

–          “100% shtet!”- ia mban ison Shpendi njëqindkilesh.

–          “Beso!” – brohoret bija e Mitrovicës, nënë e dy vajzave binjake, e cila beson se partia e saj do t’i fitojë zgjedhjet si në kohën e Ibrës! Turma bie në trans. “LDK! Rugova!”.

–          “Luftë korrupsionit e nepotizmit!” Dhe: “Rroftë Amerika!” – thërret sa i ha zëri ish-shefi i SHIK-ut. Salla buçet: “PDK! PDK!”. Dhe: “Luli! Uli!”.

–          Edhe Fatmiri i “Nismës” ka sloganin e vet, ashtu sikundër edhe koalicionin me “bacën Behgjet” (me “gj” të butë).StrugaLajm

–          “Kosovës i duhen njerëz të urtë!” – thotë me të drejtë.

Edhe “islamisti” Gëzim K. dhe “europianisti” Milaim Z. bëjnë fushatë, por pa publik.

Serbi Nenad Rashiq, që flet shqip më mirë se shumë nga tanët, dëshiron ta sfidojë “Sërpska Listën” e Vuçiqit.

Albini, Vjosa, Isa, Kadriu, Ramushi, Dardani, Fatmiri…, dreqi dhe i biri. Të gjithë flasin në emër të popullit.StrugaLajm

–          Ardhi ditë e Arbërit! – pat thënë dikur Plaku i Makit.

E ne, tërë jeta na kaloi duke pritur të vijë kjo ditë: dita që të vendosim vetë për fatin tonë.

Pa Ahtisar, UNMIK, EULEX e Serbi lubi… Se gjaku s’bëhet ujë! Free Kosova!

Ju kujtohet numri 1244? Harrojeni atë numër fatkeq! Numrat me tre shifra janë më të lehtë dhe më të thjeshtë. Ndonjëri edhe më i vërtetë. Ndoshta ai me dy “V”! Ndoshta.

Erdhi dita! 

Sonte në mesnatë fillon heshtja. Merr fund gara.

Të dielën në orën shtatë hapen kutitë.

Populli bëhet gati të festojë.

I gëzohet fundit të fushatës apo fitores që mund të jetë dhe humbje?!

Prishtinë, 4 tetor 2019


Loading...
loading...