Agim Vinca,poeti i njohur nga Struga merr pjesë në takimin poetik të Palestinës

Poeti i njohur shqiptar, Agim Vinca, do të marrë pjesë në Edicionin e Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të gjallë… nga Mesdheu në Mesdhe”, shkruan KultPlus.

Palestina hap për të gjithë të apasionuarit e Detit Mesdhe, siparin e Edicionit të Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të gjallë… nga Mesdheu në Mesdhe”.StrugaLajmStrugaLajm

“Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë përshëndet pjesëmarrjen e poetit shqiptar Agim Vinca në këtë festival, i cili do të mbajë gjithashtu 6 takime poetike në disa qytete të Palestinës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.StrugaLajm

Kjo është pjesëmarrja e dytë e poetit të njohur shqiptar Agim Vinca, në këtë festival./ KultPlus.com


Loading...
loading...