Agimi i lirisë, shkuljes së piramidave e kufirit ndërshqiptarë

Për Kosovën jap dy jetë, vdekjen time e vras vet’.

Agimi i shkuljes së piramidave dhe shembjes së kufijëve mes shqiptarëve.

Feniksi i lirisë në pavdekësi, në gjirin e Atdheut dhe shpirtin e Kombit.

Ditët e Shqipes dhe dasma e krushqëve të lirisë dardane.

Vjen n’dasëm t’Kosovës Agim Ramadani.

11 -prilli është ditë e shënuar në Enciklopedinë Kombëtare Shqiptare, sepse është renia në fushën e nderit e Agim Ramadanit (Komandant “Katana”) dhe dita e deshmorëve të lirisë të Betejës Legjendare të Koshares që filloi me dt 9 prill të vitit 1999-të, e cila shkuli piramidat e kufirit dhe shembi Murin e Berlinit mes shqiptarëve.
Shqiptarët vijnë tek deshmorët e Atdheut në kujtesën historike të titulluar “Ditët e Shqipes”, kushtuar atyre që u shndërruan në lulekuqe të lendinave të Koshares në emër të lirisë së Kosovës.
Lufta e Koshares është Beteja heroike, homerike, spartane, unike, frontale, e përbashkët e të gjitha grupimeve ushtarake, të bijëve dhe bijave nga të gjitha trojet etnike, që ju kishin përgjigjur thirrjes së kohës “Një Komb një qëndrim”, bashkimi i të cilëve, në UÇK-në e Lavdishme ishte arritur me dt 9-të nëntor të vitit 1998-të, ku Komandant ishte zgjedhur Rrustem Berisha dhe Shef i Shtabit Agim Ramadani.
Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit ku përfshihej Kosharja ishte Kalorësi i Lirisë Ramush Haradinaj.
“Nuk ka pushkë të qeverisë apo të levizjes.
Ka vetëm pushkë shqiptare që luftojnë për çlirimin e Atdheut”, deklaronte atëkohë Komandant “Katana” siç dëshmon në kujtimet e tij bashkëluftëtari Milazim Maraj, zv Komandant i Brigadës 138-të “Agim Ramadani”.
Luftëtarët e lirisë të bashkuar korrën suksese të jashtëzakonshme kundër ofensivës së ushtrisë serbe që kishte filluar operacionin, “Tokë e djegur”.
Ata ngadhënjyen mbi makinën ushtarako- policore kriminale të Serbisë që kishte kryer mbi Kosovën Martire për gati një shekull, krimet me të llahtarshme, genocide të tmerrshme, shpërngulje masive të popullsisë shqiptare të herë-pas’herëshme duke i perzënë dhunshëm nga trojet e tyre Arbërore, të ndara padrejtësisht nga Trungu Iliro- Dardan, nga kongreset, konferencat e fuqive të mëdha për interesat e tyre utilitare.
Pas shumë perleshjesh të ashpra arritën të shkulin gurët e kufirit, vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve e për këto fitore kam folur në shkrimin e kaluar.
Simboli i shembjes së këtij kufiri është Agim Ramadani.
Sot në 21 vjetorin e rënies heroike në Betejën Homerike të Kosharës, të poetit, dramaturgut, piktorit, strategut, luftëtarit spartan, Komandant “Katanës”, Agim Ramadanit po perifrazoj vargjet e tij lapidare.

” M’u shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde t’uj ëndrrue,

Mallkuar qoftë gjaku im,

Nëse m’vrasin pa luftue”.

Agim Ramadani ishte personifikimi i qëndresës në Kosharen Legjendare, simboli i shembjes së kufirit 100- vjeçar mes shqiptarëve.
Djaloshi i Karadakut solli në Koshare Epokën e Idriz Seferit, Prijësit, Tribunit popullor të betejave për liri dhe pavarësi që populli i ka refren të këngës.

”Ka kris’ pushka si n’Karadak

Gur’ e dru jan’ la n’gjak”.StrugaLajmStrugaLajm

Beteja e Koshares është Beteja e përgjakshme, ku humbën jetën 114-të deshmorë të Atdheut.
Me datën 11- prill të vitit 1999-të ra Agimi.
Renia e tij paralajmëroj Agun e Lirisë.
Ai ishte njeri prej hartuesve dhe zbatuesve të Operacionit “Shigjeta”.
I pari që shembi kufirin Shqipëri-Kosovë.
Sot nderohet e respektohet nga Kombi Shqiptar.
Napoleon Bonaparti thoshte: “Nderi më i madh në jetë që i bëhet njeriut është një plagë në luftë për çlirimin e Atdheut”. Shkrimtari Viktor Hygo na ka lanë postulatin. “Dua të bëj një vepër në shërbim të Atdheut pastaj le të vdes. Agim Ramadani e ka kaluar sentencën e Bonapartit. Ai dha jetën për çlirimin e Kosovës dhe do të mbetet përgjithmonë simbol i shembjes së kufirit. Vepra e tij në shërbim të Atdheut është derdhur në bronz. Shtatorja e tij në Gjilan tregon se ai nuk vdes kurrë.Sa herë shkoi në “Flakën e Janarit” e takoj dhe akoma është si atëherë në luftë, kur e kam njohur, nuk ka ndryshuar fare, ka mbetur ashtu i ri, as nuk është thinjur, as nuk është mplakur.
Balli fisnik ju ka rrudhur nga dhimbja për Preshevën, por syri shqiponjë nuk ju ka lodhur, me shikimin andej na thotë mos harroni, atje kemi vëllezërit tanë, janë në trojet e tyre.
Presheva është degë e thyer por jo e tharë e trungut tonë.

Ilir Shaqiri e ka gdhendur në këngë veprën e tij.

“N’male të Koshares kris’ një pushkë e vjetër,

Me lirinë moj loke djali po t’vjen n’Zhegër

Prapë në Dardani po bie tupani,

Vjen n’dasëm t’Kosovës, Agim Ramadani.StrugaLajm

Po kush ishte Agim Ramadani?!

Cili është aktiviteti i këtij Misionari të Kombit?!

Agim Ramadani ishte artisti gjenial, shumëdimensional, poeti, dramaturgu, piktori, patrioti, vizionari që në pikturat e tij parashikoj, luftën, çlirimin e Kosovës dhe lindjen e Shtetit të Saj.
Ai kishte kontribuar disa vite në mënyrë Ilegale për organizimin e rezistencës së armatosur.
Qysh në fillim kur ishte inkuadruar në lëvizjen e armatosur pas viteve 90- të kishte deklaruar.
“Jam i gatshëm të marr çdo detyrë që më beso SHPUK-ës dhe do ta kryej me ndër e krenari”.
Për shkak të aktivitetit të tij ishte venë shpejt nën vëzhgim e përndiqej rreptë nga UDB- ja, prandaj ishte detyruar të largohej përkohësisht në Zvicër ku disa kohë bëri jetë të veshtirë prej azilanti.
Edhe aty u përball me sulmin ndaj baneses së tij nga udbashët që e ndiqnin këmbë këmbës por fatmirësisht shpëtoj bashkë me familjen pa lëndime.
Pas sigurimit të banesës dhe familjes filloi aktivitetin e tij pasionant ku kishte çfaqur talent të hershëm qysh në rini, në fushën e artit, në poezi, dhe në artet pamore.
Për shkak të aftësive që demonstroj shpejt u zgjodh Kryetar i Qëndrës Kulturore të shqiptarëve në Curihut.
Punimet e tij të shkëlqyera u vlerësuan nga Unesko.
Akademia Europiane e Arteve e pranoj Anëtar Nderi.
Kështu arriti shpejt, në një periudhë shumë të shkurtër majat e një suksesi të jashtëzakonshëm.
Por pavarësisht karrierës artistike për Komandant “Katanën” me e çmuar së medaliet, mirënjohjet, titujt e nderit europianë ishte liria e Kosovës.
Ai nuk mund t’i gëzohej karrierës artistike e të shijonte sukseset e arritura kur Atdheu i tij ishte i pushtuar nga armiku barbar, Serbia dhe populli i vet e kishte të uzurpuar lirinë nga okupatori, prandaj dhe vëndosi të kthehej e të rreshtohej në ansambëlin e zgalemëve të lirisë, por kësaj radhe do të shquhej në artin ushtarak, ku do të dëshmonte cilësi të rralla.
Ai u dallua që në fillim si luftëtar e strateg i zoti.
Me sulmet e tij të rrufeshme si Komandant i Njësitit “Korba”, si “Shqiponja” apo atë të kombinuar “Feniksi” i shkaktoi armikut humbje të jashtëzakonshme, aty ku ai nuk e priste.

Gjithmonë ishte i pari në mejdanet e lirisë.

Ai ishte ideatori i devizës luftarake;

“Unë para, ju mbrapa”.
Këto ishin arsyet se përse “Katana” u zgjodh Shef i Shtabit në Koshare.
Operacionit “Tokë e djegur” të Serbisë, Komandant “Katana” ju përgjigj sëbashku me Komandant “Veteranin”, Sali Çekaj me “Operacionin Shigjeta”, që filloj me dt 9-të prill të vitit 1999- të, ku shqipet e bjeshkëve ngadhënjyen duke shpartalluar armikun.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme sepse shembi kufirin, rriti moralin, optimizmin, besimin e ushtarëve të UÇK-së së Lavdishme dhe zgjoj shpresën se liria është e afërt, e ajo është e sigurtë.
Por ende pa i shijuar frytet e fitores, me dt 11- prill, 21 vite më parë ra Zgalemi i lirisë për t’u kthyer në vendlindje bashkë me lirinë i mbështjellur në Flamurin Kuqezi, për t’u përjetësuar në Panteonin e Kombit.
Ra Luani i Karadakut Agim Ramadani, Komandant “Katana”.

Amaneti i tij se:

” Vetëm një ushtar po të mbetet ka për detyrë të formojë ushtrinë e ta vazhdojë luftën për çlirimin e Atdheut” e mposhti dhimbjen e bashkëluftëtarëve për humbjen e Komandant “Katanës”.
Në kujtimet e tij Maraj thekson se bashkëluftëtari i “Katanës” Sali Çekaj, Komandant “Veterani” ju drejtua dragojëve të lirisë:
“Betohemi s’e aty ku është derdhur gjaku i Agim Ramadanit dhe luftëtarëve t’jerë s’ka për të shkelur kurrë këmb’ e armikut”

“Betohemi” j’a k’thyen solemnisht luftëtarët.

“Betohemi” jehuan bjeshkët sí për të vulosur betimin.

Lufta për ta çuar në vend amanetin vazhdoj.

Vijon.

Shkëputur nga libri im i 7- të, “Gjergj Kastrioti – Moisiu Ynë”.

Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh”.

Ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.

“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.April 11, 2020

In : Aktuale

Loading...
loading...