Reklamo ketu!

Agni Dika,profesori nga Struga një nga themeluesit e UT-së(Foto)

PËRVJETOR

NË PËRKUJTIM TË DATAVE TË RËNDËSISHME NGA HISTORIKU I UNIVERSITETIT TË TETOVËS: 15, 16, 17 DHJETOR 1994

(17 dhjetor 1994 – 17 dhjetor 2017)

Abdulla Mehmeti

Kryesia e Universitetit të Tetovës, në përbërje: Prof. dr. Fadil Sulejmani, Prof. dr. Agni Dika dhe Prof. dr. Murtezan Ismaili, në mbledhje me përfaqësuesit e disa subjekteve politike dhe jopolitike të shqiptarëve në Maqedoni, për nënshkrimin e Vendimit për fillimin e punës së Universitetit.

Mbledhja është mbajtur më 15 dhjetor 1994, në orët e vona të natës, në shtëpinë e Bari Ganiut, në Reçicë e Vogël, Tetovë. Lista në mbështetje të këtij Vendimi ka vazhduar të nënshkruhet edhe nga përkrahës të tjerë, më 16 dhe 17 dhjetor 1994; më 16 dhjetor në zyrën e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) dhe më 17 dhjetor, gjatë orëve të mëngjesit, në zyrën e Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve (PPDSH, më vonë PDSH).

Mbledhja është thirrur dhe drejtuar nga anëtarët e Kryesisë së Universitetit të Tetovës, ndërsa pjesëmarrësit tjerë në këtë mbledhje janë përfaqësues të disa nga asociacionet politike dhe jopolitike të shqiptarëve në Maqedoni. Punimet e kësaj mbledhje janë xhiruar nga TV Art, Tetovë.

Në fotografi: nga e majta: Zeqir Kadriu (PDP), Arben Rusi (SHH ,,Hëna e Re”), Nevzat Halili (PPD-PUP), Dr. Agni Dika (UT), Dr. Fadil Sulejmani (UT), Dr. Murtezan Ismaili (UT), Iljaz Halimi (PDP), Arbën Xhaferi (PPD), Milaim Fejziu (FDMLDNJ), Muqereme Rusi (LGSH), Xhevat Halili (PDP), Vahit Kamberi (PPD-PUP), Qemal Halili (PPD-PUP).

(16.12.2017)