Akil Gjakova e fiton medaljen e artë për Kosovën

Akil Gjakova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Parisit.

Në kategorinë 73 kilogramë ai ishte i pandalshëm duke rrëmbyer të artën në Paris.Ai në finale e mposhti gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli me wazaari.

Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është dhurata e ekipit të tij për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Mbreti i Parisit që flet shqip sonte. Dhurata për 10 vjet shtet. Akili i artë në Grand Slam Paris. Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në finale”, ka shkruar Kuka./INA/

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...