Aksident i rëndë i një autobusi nga Maqedonia në Austri

Dhjetëra udhëtarë të lënduar është bilanci i një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:00, mes një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.

Mediumet austriake njoftojnë se gjithë të lënduarit janë vendosur në spital, ndërsa për shkak të aksidentit ka qenë e mbyllur autostrada për në Linz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë austriake deri tek aksidenti ka ardhur kur autobusi nga Maqedonia është ndaluar për shkak të një defekti, ndërsa është goditur nga kamioni.

Kamioni ka qenë i ngarkuar me dru, ndërsa pas goditjes është përmbysur dhe shoferi ka ngecur brenda. Për shpëtimin e tij janë angazhuar ekipe të ndryshme, ndërsa me helikopter është dërguar në spital.

Në autobusin e Maqedonisë ka pasur 18 udhëtarë, dhjetë prej të cilëve edhe katër fëmijë kanë kaluar pa lëndime. Akoma nuk dihet se e cilës agjenci është autobusi.

In : Aktuale

Loading...
loading...