Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Librazhd, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20.50 në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në Mirakë, pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”.

Ka qenë një autobus që transportonte nxënës nga Tirana që është përplasur me një autoveturë me targa AA 352 CK. Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë eSYRI.net, shihet se autovetura ka pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që mësohet se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa disa të tjerë janë plagosur rëndë.StrugaLajm

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkaku i aksidentit, ka qenë një parakalim i gabuar.StrugaLajm

Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për aksidentin.

In : Aktuale

Loading...
loading...