Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 2 të plagosur rëndë (FOTO)

Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare. Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku ka lënë të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve. Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës por për arsye të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit.StrugaLajmStrugaLajm

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrë personat e plagosur nga makinat për shkak edhe të dëmtimit të madh që kanë pësuar makinat nga zja*rri që ka shpërthyer. SPB-ja dhe prokurori i turnit të Tetovë ndodhen në vendngjarjeje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksi*denti të rëndë. Por8 sipas informatave te para shkak i aksi*dentit mendohet të ketë qenë shikueshmëria e vogël për shkak të mjegullës së dendur që ka përfshirë në këto momente fushën e Pollogut. Identiteti i të plagosurve ende nuk dihet.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...