Aksident lëndohen 3 shqiptarë në Zvicër

Me lëndime janë ndarë edhe shoferja e njërës nga makinat, e ndeshura, një kosovare 31 vjeçare ashtu si dhe gruaja 62 vjeçare që ndodhej në makinë me të dhe një djalë 6 vjeçar.

Në një ndeshje që ka ndodhur  paraditen e sotme në Dübendorf të Cyrihut kanë pësuar lëndime pesë persona, në mesin e të cilëve një fëmijë është lënduar më rëndë, njofton polizeinews.ch. Të lënduar janë tri të rritura (gra) dhe dy fëmijë. Vetëm një fëmijë ka shpëtuar pa lëndime nga kjo ndeshje.

Një grua 48 vjeçare me një djalë 6 vjeç ishte rrugës me makinë rreth orës 9 kur ndodhi ndeshja me një makinë tjetër, transmeton albinfo.ch. Vogëlushi me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda ndërsa gruaja 48 vjeçare është lënduar lehtë.

Me lëndime nga kjo ndeshje janë ndarë edhe shoferja e makinës tjetër, një kosovare 31 vjeçare ashtu si dhe gruaja 62 vjeçare që ndodhej në makinë me të dhe një djalë 6 vjeçar. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në spital. Policia konfirmon se semaforët kanë qenë duke funksionuar normalisht në këtë udhëkryq, përcjell albinfo.ch. Por, njëra nga dy makinat duket të jetë nisur në kohën sa ende ishte e ndezur drita e kuqe. Por, se cila nga makinat ka qenë ajo, do ta tregojnë hetimet.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...