Aksident në Austri, lëndohen rëndë dy fëmijë nga Maqedonia

Në autostradën në afërsi të Parndorfit në Austri, mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident i rëndë, me ç`rast janë lënduar pesë persona, prej të cilëve dy të fëmijë. Vetura e aksidentuar ka dalë nga korsia.

Në relacionin në mes të Neusiedl dhe Parndorfit, mëngjesin e së martës është shkaktuar një aksident i rëndë. Një vozitës nga Maqedonia, sipas policisë austriake, për shkak të gjumit momental, e ka goditur barrierën e hekurt të autostradës. Me këtë rast, automjeti është rrëzuar në një gropë duke u përmbysur me rrota përpjetë.

Personat e lënduar, gruaja dhe tre fëmijët e vozitësit, janë lënduar, ndërsa dy prej fëmijëve kanë pësuar lëndime të rënda, shkruan „bvz.at“, njofton „Shtegu.com“. Në aksionin për shpëtimin e familjes nga Maqedonia, ka qenë i angazhuar edhe helikopteri për raste emergjente „Christophorus“. Njëri nga fëmijët e lënduar rëndë është dërguar në qendrën „SMZ Ost“ dhe tani gjendet në stacionin intensiv. Fëmija tjetër është dërguar në spitalin në Eisenstadt, në një shok dhomë.StrugaLajmStrugaLajm

Familja ka qenë duke udhëtuar për në Belgjikë.StrugaLajm

 

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...