Aksident në Prishtinë ,vdesin katër persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, policia ka konfirmuar se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur katër persona, kurse një është në gjendje të rëndë.

Ja njoftimi i plotë:StrugaLajmStrugaLajm

Mbrëmë më 28.07.2017, pas mesnate (ora 00:57), është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.StrugaLajm

Njësitet relevante janë duke hetuar rastin dhe për detaje shtese do të njoftoheni me kohë.

Megjithëse pandërprerê Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese.

In : Aktuale

Loading...
loading...