Aksidentohet një fëmijë në Gjorçe Petrov të Shkupit, banorët bllokojnë rrugën

Banorët e lagjes Gjorçe Petfov të Shkupit kanë bllokuar rrugët dhe janë revoltuar pasi që një fëmijë10 vje[ar është përplasur sonte nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Boris Sarafov”, kur një makinë e tipit “Opel Astra” ka goditur fëmijën, i cili në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Qendrën Emergjente, informon INA.

Menjëherë pas aksidentit banorët e lagjes kanë dalur në rrugë të revoltuar dhe janë irituar në policinë, duke i thënë se faji i tyre ka ndodhur ky aksidenti, pasi që nuk ishin marrë parasysh kërkesat për vendosjen e një semafori dhe ndalesave në rrugë.StrugaLajm

Banorët janë kacafytur verbalisht me policinë, duke kërcënuar se “nëse bie edhe një viktimë, do ta djegin tërë Gjorçen”. Ata theksuan se çdo natë në këtë rrugë organizohen edhe gara me shpejtësi marramendëse dhe nuk janë ndërmarrë masa.(INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...