Aksidentohet një makinë me targa të Strugës në rrugën drejt Kërcovës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Ohër-Strugë-Kërçovë pranë fshatit Vrbjani. Sipas zëdhënësit të SPB-së Stefan Dimovski, një automjet me targa të Strugës nga shkaqe të panjohura ka dalur nga rruga.
‘’Në automjet ndodheshin tre persona dhe një prej tyre – shoferi i lënduar rëndë u transferua në spital’’ njofton Dimovski.Përveç makinës së ambulancës,në vendngjarje shkoi një ekip zjarrfikës nga Ohri.
Inspektimi në vendngjarje kreu edhe një ekip nga policia e trafikut në SPB-Ohër.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...