Aksident,strugani e humbi jetën në Kërçovë

Një person ka humbur jetën në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dllapkin Doll rreth orës shtatë kur automjeti me targa të Strugës është përmbysur dhe ka dalë nga rruga me ç’rast një grua 54 vjeçare nga fshati Otisi i Strugës, ka vdekur në vendin e ngjarjes.StrugaLajm

Organet kompetente punojnë në rastin dhe me informacione më të hollësishme SPB – Ohër do të dalë gjatë ditës me kumtesë informon zëdhënësi Stevan Dimovski.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...