Aksion falas për kontroll teknik të automjeteve

Aksion për kontroll teknik parandalues falas gjatë muajit korrik dhe gusht me qëllim të rritjes së sigurisë në qarkullim në muajt e verës, realizojnë Këshilli republikan për siguri të qarkullimit në rrugë dhe “Moto Amerit”.

Kontrolli teknik parandalues falas, siç informojnë, mund të bëhet në stacionin e parë për kontroll teknik “Moto Amerit” në rrugën 1506 në lagjen Momin Potok të Shkupit, nga 10 korriku deri më 10 gusht të këtij viti.StrugaLajm

Sipas Ivan Ilievskit nga “Moto Amerit” aksioni ka për qëllim siguri më të madhe në rrugë, por gjithashtu edhe të nxisë një shprehi të mirë tek shoferët për kryerje të kontrolleve të domosdoshme teknike të automjeteve.StrugaLajm

Aksioni është pjesë e bashkëpunimit mes “Moto Amerit” dhe KRSQRR për avancim dhe rritje të sigurisë në rrugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...