Alarm për ikjen e të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Prof. Izet Zeqiri
Vetëm punësimi dhe angazhimi me punë ka tendencë të jetë element i strukturës në konstitucionin psikologjik të njerëzve.

Punësimi është shumë i rëndësishëm për zonat që jetojnë në varfëri, sepse siguron të ardhura që është burimi kryesor i plotësimit të nevojave njerëzore dhe familjare. Puna këtyre njerëzve ju ofron një mjedis të strukturuar, ku mund të thithen energjitë e këtyre njerëzve të aftë për punë.

Të pasurit e një pune do të thotë shumë për njerëzit; së pari puna do t’i mundësonte bazën për përvetësimin dhe ushtrimin e shprehive dhe aftësive të çdo njeriu, do t’u mundësonte shfrytëzimin e mjediseve që shumë dallojnë nga mjedisi shtëpiak apo ndonjë mjedis tjetër.StrugaLajmStrugaLajm

Te njerëzit që janë të zënë në punë koha organizohet rreth ritmit të punës, e cila siguron sensin e drejtimit në veprimtaritë e ndryshme.

Kjo mundëson që njerëzit ta eliminojnë mërzitjen si një problem dhe nuk u jep mundësi të zhvillojnë ndjenjën e antipatisë ndaj kohës, pasi ata kur s’kanë punë shpesh thuan” koha tani nuk e ka rëndësinë e dikurshme…ka kaq shumë prej saj”.StrugaLajm

Puna ofron identitet personal, ajo vlerësohet për sensin e identitetit të qëndrueshëm social që ofron. Kjo ka një rëndësi te meshkujt pasi që vetëvlerësimi është shpesh i lidhur me kontributin ekonomik që e japin ato për mbajtjen e familjes.

POLLOGU MË I VARFËR, MOS KREKOSEMI!

Vështirë të ardhura 500 euro në Pollog, me këtë prodhim bruto të brendshëm për banor prej 117,284 denar, e që është 3.12 herë më e vogël se regjioni i Shkupi me 366.482 denar për kokë banori.

Vallë kush është fajtor?. Pronarët e bizneseve që nuk kanë mundësi të japin 500 euro të ardhura apo dikush tjetër.

In : Aktuale

Loading...
loading...