Alarmi i policisë: “Po vriten tullacët”

Policia e Mozambikut ka dhënë alarmin duke paralajmëruar tullacët se mund të vihen në objektiv të sulmeve në vend. Alarmi u dha pasi dy tullacë u vranë në mënyrë brutale për t’i përdorur trupat e tyre për magji. “The Guardian” tha se një prej dy burrave, i cili u gjet me kokë të prerë dhe organe të hequra, u vranë në një zonë që njihet për përndjekjen e albinëve. Zëdhënësi i Policisë, Inacio Dina, tha se dy persona ishin arrestuar në lidhje me vrasjet e muajit të kaluar dhe shtoi se shkak për vrasjen është bërë “supersticioni dhe kultura. Komuniteti lokal mendon se njerëzit tullacë janë të pasur”. Vrasjet ndodhën në Milange, në qendër të shtetit afrikano-jugor, pak milje larg kufirit me Malawin. Policia lokale tha për AFP-në se viktimat ishin mbi 40-vjeç ndërsa të arrestuarit sit ë dyshuar për vrasjen e tyre 20-vjeçarë. Sipas autorëve të dyshuar, organet e viktimave ishin përdorur nga shëruesit në ritualet e tyre për të shtuar pasurinë e klientëve të tyre në Tanzani dhe Malawi. Zëdhënësi i policisë i lidh vrasjet me sulmet ndaj albinëve, pjesët e trupit të të cilëve përdoren në rituale magjie. Sipas OKB-së, që prej vitit 2014 në Mozambik janë shënuar më shumë se 100 sulme ndaj albinëve, të cilët kanë lëkurë të bardhë si pasojë e mungesës së pigmenteve.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Rajoni

Loading...
loading...