Aleanca: Çarshia e Sarajevës më e mirë se e Shkupit, edhe pse atje ranë 480 mijë granata, këtu vetëm një – BDI-ja


Jo larg Shkupit gjendet qyteti i Sarajevës i cili ka një çarshi gati të njëjtë siç është e Shkupit, në atë qytet gjatë luftës së fundit kanë rënë afro 480,000 granata, por gjendja e çarshisë së tyre është më e mirë se e çarshisë sonë, vetëm për një arsye, sepse te ne në 18 vitet e fundit ka ra vetëm një granatë e quajtur BDI.


Kështu deklaruan sot nga Aleanca për Shqiptarët – Dega Çair, të cilët nëpërmjet një konference për shtyp kanë theksuar problemet me të cilat përballet Çarshia e Shkupit, e cila sipas tyre dikur ishte qendra me e madhe e zejtarisë në Ballkan, ndërkaq tani është shndërruar në qendër të kafeneve dhe e tregtisë me mallra të huaja, raporton Portalb.mk.

“Mirëpo, prej se Komuna e Çairit udhëhiqet nga kuadro të BDI-së, ajo në mënyrë sistematike është duke u shkatërruar dhe duke u rrënuar si vlerë kulturore dhe arkitektonike, duke u prishur objektet e vjetra dhe duke u ndërtuar objekte të reja me dimensione shumë më të larta se parapraket të cilat e rrënojnë strukturën e saj”, tha Rizvan Bela nga Aleanca për Shqiptarët, Dega Çair.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas tij, rrënimi i Çarshisë nga ana e Komunës së Çairit bëhet në dy mënyra kryesore:

  1. Duke u dhënë leje ndërtimi pa ndjekur autenticitetin e ndërtimeve paraprake me çka prishen objektet e vjetra dhe ndërtohen të reja të cilat jo vetëm që nuk janë me estetikën e objekteve të natyrës së Çarshisë, por edhe zhvendosen nga vijat e objekteve paraprake të rrënuara, me çka uzurpohet edhe hapësira publike e Çarshisë.
  2. Duke ndërtuar objekte jofunksionale infrastrukture nga vet Komuna e Çairit, siç është rasti i të ashtuquajturit “Sheshi Skënderbeu”, pjesa e sipërme e tij, të cilin komuna e ndërtoi me një shumë tepër të lartë nga taksat e qytetarëve dhe e cila pjesë tani është jofunksionale dhe e papërdorshme dhe njëkohësisht ka dëmtuar edhe estetikën e Çarshisë, duke e izoluar atë dhe duke e bërë të padukshme për shkak të lartësisë së tij.

Përveç këtyre aspekteve edhe mirëmbajtja e Çarshisë, Bela numëroi disa mangësi tjera siç janë, ndriçimin publik, largimi i kalldërmës së vjetër, ndërtimi i vitrinave të dyqaneve me materiale jo-përkatëse, mungesa e rrugëve lidhëse me qendrën e qytetit, mungesa e kulturës shqiptare, muzeve etj.StrugaLajm

“Atë që nuk e bënë as armiqtë më të mëdhenj të Çarshisë, as tërmeti i vitit 1963, e bëjnë me shumë lehtësi kuadrot e BDI-së përgjegjëse pranë Komunës me interesat e tyre dhe neglizhencën ndaj vlerave të Çarshisë”, shtoi Bela.

Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët ka bërë një listë me 10 pika, me të cilat u drejtohen organeve kompetente siç janë Qeveriakomunat ku graviton Çarshiashoqatave të zejtarëve si dhe shoqatave tjera si esnafi etj.

  1. Ngritja e sigurisë në çarshi dhe rreth saj. Këtu nënkuptojmë çarshi pa armë, mbrojtje të punësuarve në çarshi dhe qytetarëve nga vjedhjet si dhe nga dukuritë devijuese.
  2. Ndërprerja e ndërtimeve dhe mbindërtimeve pa kurrfarë plani apo koordinimi me organet kompetente për ruajtjen e këtij margaritari të qytetit tonë.
  3. Sigurimi i vendeve të reja për parking si dhe mbrojtje më të mirë të veturave nga Ministria e Punëve të Brendshme nga vjedhjet. Me theks te veçantë mbrojtja e veturave që vijnë nga Kosova të cilët kohëve të fundit janë cak i vjedhjeve të shumta
  4. Përfundimi sa më i shpejtë i punimeve rreth çarshisë, sidomos punimet rreth sheshit Skënderbeu dhe Urës se Gurit, punë të cilat vazhdojnë mbi 20 vite dhe nuk kanë të përfunduar. Kjo punë dëshirojmë të mos jetë me tendencë, por le shumë vend për tu dyshuar.
  5. Të zhvendosen kazinotë dhe lojërat e fatit nga çarshia.
  6. Rregullimi i orarit të punës në çarshi.
  7. Rregullimi i ndriçimit në çarshi.
  8. Zhbllokimi i rrugëve nga tarraca apo pengesat tjera të cilat pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
  9. Stimulimi i biznesit të vogël dhe ndihmesë nga qeveria me projekte konkrete për revitalizimin e çarshisë.
  10. Ndalesa e rreptë për qarkullim të të gjitha llojeve të automjeteve pa leje të posaçme.
In : Aktuale

Loading...
loading...