Aleanca e pyet Merkon për vizitën në Kinë?

Ka disa ditë që Ramiz Merko i shoqëruar nga drejtuesi i universitetit privat të tij, Armen Kadriu dhe menaxheri i Hotel Drim-it, Kërste Bllazheski (i njohur si Kris), kanë qëndruar në Kinë.
Pyesim publikisht kryetarin e komunës:

1. Kush ka paguar biletat e udhëtimit dhe normalisht edhe qëndrimin ne Kinë?
2. Çfarë të mire i sjell komunës dhe qytetarëve të saj vizita juaj atje?
3. Në rast se është udhëtim zyrtar, qytetarët meritojnë të dinë arsyen e vizitës që kryhet me paratë e tyre, sa janë harxhimet nga buxheti i komunës?
4. Mos vallë ky udhëtim ka të bëjë me kalimin në këshill të para ca kohëve të vendimit për ndryshime të planit urbanistik, me të cilin Hotel Drimi do të zgjerohej dhe do të fitonte të drejtën e pronës së gati gjithë “Plazhit të Meshkujve”?!StrugaLajmStrugaLajm

Qytetarët duan përgjigje!StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët-Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...