Aleanca e Strugës :Të ndalohet ky hajdutllëk nga Ramiz Merko, Armend Shaqiri dhe kompania e tyre!

Komuna e Strugës dhe Ndërmarrja e Parkingjeve “Eko Struga” kanë filluar të marrin para nga qytetarët për parkim në rrugën kryesore të qytetit. Ju rikujtojmë se Këshilli i Komunës së Strugës, me iniciativë të këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët, dy herë votoi që kjo rrugë të kthehet në dykahëshe.

Ramiz Merko nuk e përfill zërin e Këshillit dhe qytetarëve të Strugës.

Marrja e parave është shkelje ligjore.StrugaLajm

Të ndalohet urgjentisht ky maskarallëk dhe hajdutllëk nga Ramiz Merko, Armend Shaqiri dhe kompania e tyre!

Qytetarëve iu apelojmë që mos paguajnë për parkim në këtë pjesë të qytetit. Lirishr lajmëroni policinë dhe prokurorinë.
Dikush mundohet t’ua vjedhë paratë!StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar para shumë kohësh denoncime në të gjitha organet e nevojshme, por pushteti qendror bëhet i shurdhër dhe i verbër kur janë në pyetje krimet e Ramiz Merkos.

Aleanca për Shqiptarët-Strugë

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...