Aleanca e Strugës:Ja si keqpërdorë Ramiz Merko komunën dhe Ndërmarrjet publike (Foto)

Dukuri të tilla të shëmtuara ku keqpërdoret prona publike për qëllime personale të kryetarit dhe njerëzve të tij, po ndodhin përditë. Në disa raste kemi denoncuar se si keqpërdoren automjetet zyrtare të komunës për nevojat e Universitetit privat të Ramiz Merkos, duke shkuar edhe jashtë shtetit për ta promovuar këtë biznes privat të tij.
Keqpërdorime të shumta bëhen edhe me naftë dhe benzinë për automjetet private të personave të afërt të Merkos nga buxheti i Komunës së Strugës si dhe ngrënia e drekave dhe darkave në emër të komunës, nga familjarë, partnerë e bashkëpunëtorë të kryetarit Merko.
Ndërmarrja Publike “Komunalja” dhe Drejtori i saj urgjentisht të japin llogari për këtë skandal. Prona publike duhet të përdoret për ti shërbyer qytetarit dhe aspak biznesit privat të kryetarit apo të afërmve të tij.

Aleanca për Shqiptarët-Strugë

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...