Aleanca e Strugës:Nuk do e lejojmë kaosin në Strugë,kërkuam me këshilltarët seancë të jashtzakonshme të Këshillit

Bashkë me këshilltarët e subjekteve tjera politike, përveç BDI-së dhe Ramiz Merkos, dorëzuam kërkesë për thirrje të seancës së jashtëzakonshme. Do ta rrëzojmë poshtë planin e Ramiz Merkos, që rrugën kryesore hyrëse për në qytet e shndërroi në njëkahëshe. Nuk do ta lejojmë kaosin në qytet. Falënderojmë këshilltarët e subjekteve tjera politike që e përkrahën këtë inciativë dhe atë këshilltarët e partive politike, Lëvizja Besa, LSDM, VMRO-DPMNE dhe këshilltarin e pavarur Bashkim Karimanoski.
Presim që Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, Resul Kaba, të mos e neglizhojë këtë kërkesë tonën, ta respektojë ligjin dhe ta thirrë seancën në afatin e kërkuar.

Aleanca për Shqiptarët-StrugëStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...