Aleanca e Strugës:Ramiz Merko dhe “Komunalja” duan të marrin hua të dyshimtë nga një kompani private

StrugaLajm

Ramiz Merko dhe “Komunalja” duan të marrin hua të dyshimtë nga një kompani privateStrugaLajm

Është hera e dytë që në Këshillin e Strugës vjen kërkesa për dhënie garancion për huamarrje nga NP “Komunalja” – Strugë dhe dështon.
Pas një debati të ashpër mes këshilltarëve të ASH-së dhe drejtorit të ndërmarrjes ky vendim nuk mori dritë jeshile.
Këshilltarët e ASH-së ngritën zërin kundër këtij vendimi skandaloz, vendim i cili nuk ka në përmbajtje asnjë të dhënë për shumën e huasë që do merret, për kushtet e kthimit, shkallën e interesit që do duhet ta paguajë, çfarë do jepet në dorëzim si hipotekë. Kështu siç është formuluar lë hapësirë të madhe për manipulim, dhe keqpërdorim.
I njoftojmë qytetarët se do të tentojnë të miratojnë vendimin edhe në seancen e ardhshme, mirëpo ne do të jemi gjithmon aty, për të mbrojtur interesat tuaja, për të ngritur zërin ndaj çdo keqpërdorimi të pronës publike.
I ftojmë të gjithë këshilltarët tjerë të na bashkangjiten e të mos bëhen pjesë e krimit, të mos e votojnë këtë vendim sepse do mbajnë mbi supe keqpërdorimin e pronës publike, zhytjen në borxhe dhe falimentimin e kësaj ndërmarrje.

In : Aktuale

Loading...
loading...