Aleanca godet BDI-në: Datat e festave përbëjnë gëzim, por kjo nuk ndodhi në përvjetorin e 17 të BDI-së


Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka komentuar 17 vjetorin e themelimit të BDI-së.StrugaLajm

“Fytyra të zymta u panë në atë takim të BDI-së e cila disa herë me ftesa speciale kishte ftuar zyrtarët dhe aktivistet e tyre, të cilët nuk i ishin përgjigjur ftesës. Publikimi i përgjimeve të fundit të kreut të BDI-së, si duket i kishin befasuar dhe demoralizuar vetë aktivistët e BDI të cilët patën rastin ta dëgjojnë liderin e tyre ndryshe nga ajo që e kishin dëgjuar më parë, por me fytyrë të vërtetë. Është e vështirë që sot lideri i BDI z. Ali Ahmeti ta paraqesë më të ardhmen e BDI-së për 20 vitet e ardhshme ashtu siç pretendojnë ta bëjnë atë, sepse vetë i kanë ditët e numëruara në politikë”, thekson ASH.StrugaLajm

Sipas saj, BDI sot dukej më e lodhur se kurrë, e vetmuar karshi popullit, sot ajo shikohet me frikë, sot ajo po kalon krizën më të rëndë politike, sepse është vetë goditur në moralin e saj të funksionimit dhe të politik bërjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...