Aleanca i kthen përgjigjen BDI-së :I ka kapur frika për 12 prillin

Si duket Aleanca për Shqiptaret e ka prishur rahatllëkun e funksionareve te DUI-it që aq shumë ditët e fundit merren me ne. Janë mësuar këto te DUi-t të kenë shërbëtorë te llojit te ish partive opozitare si PDSH, te cilët u shërbenin ekskluzivisht për interesat e tyre që të qëndrojnë ne pushtet. Tani kur ndjehen të rrezikuar, merren me Aleancën. Kjo dëshmon se janë ne panik. Po afrohet 12 Prilli dhe ato janë te vetëdijshëm se e kanë humbur ndikimin dhe fuqinë që e kanë pasur tek opozita shqiptare të sojit të PDSH-së. Vetëm për korrektësi, dhe për informim sa më të mirë të opinionit dëshirojmë te theksojmë se Aleanca për Shqiptarët është parti relativisht e re politike ne Maqedoninë e Veriut qe ka sjellë një fryme shumë pozitive ne skenën politike ne vend.

StrugaLajm

Parti e vetme qe i ka thyer tabutë e politikbërjes ne këto troje. Parti e cila ka dëshmuar se di të qeverisë si në aspekt qendror po ashtu edhe atë lokal. Parti e cila vullnetarisht ka dalur nga qeveria për shkak të prishjes se parimeve. Kryetaret Komunal te partisë sonë janë dhjetë fish me rezultate më të mira se kryetaret e DUI-t që 18 vite qeverisin me Komunat. I kujtojmë këto te DUI-it se në dy ciklet e fundit zgjedhore ato kanë bërë koalicion me LSDM-në. Vet kryeministri Zaev bënte propagandë për to në vend të Ali Ahmetit. Kujtojmë se, në zgjedhjet e fundit presidenciale i kemi fituar bindshëm. Në të gjitha vendbanimet shqiptare minimum kemi pasur dyfish më tepër vota se ato bashkë me LSDM-në. Nëse fitore konsiderojnë atë që Pendarovski ka marrë më tepër vota se Blerim Reka në Strumicë, Vallandovë, Shtip etj, ajo është punë për to, lirisht le të gëzohen. Fundja, gjatë qeverisjes së tyre janë lavdëruar vetëm me rezultatet e partnerëve të tyre qoftë VMRO qoftë LSDM. Tjetër gjë nuk kane ditur të bëjnë. Janë mbajtur në pushtet duke u shërbyer tyre si servil të skajshëm. Tjetër gjë nuk kanë bërë. Tani që kanë nuhatur se do të vijë në pushtet një parti që do jetë partner i vërtetë dhe fjala e të cilit do të dëgjohet, kanë nisur të kapen për kashte dhe të demonstrojnë shenja paniku te cilin e dëshmojnë me reagimet e tyre të fundit.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...