Aleanca i përgjigjet Ali Ahmetit: Kush je ti që bën thirrje për bashkimin e opozitës

Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në disa raste po përdor kartën e thirrjeve që të bashkohen partitë shqiptare. Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti tha se pikërisht është BDI dhe Ahmeti që me partitë maqedonase luftuan dhe po luftojnë për të përçarë votën shqiptare. “Nuk është ai që mund të bëj ftesë opozitës që të bashkohet, sepse është pikërisht ai që në zgjedhjet e e fundit lokale bëri çmos me LSDM që të luftojë votën shqiptare të opozitës, i cili pa ndihmën e LSDM nuk do të kishte as edhe një komunë.”, theksoi Bexheti. Sipas tij, Ahmeti do të shoh në zgjedhjet se kush ku e ka vendin. “E ftojmë Ali Ahmeti që të ketë durim deri në datën e zgjedhjeve që ta shohim se kush është parti e vogël dhe e madhe. Ai e ka patjetër të thotë diçka të ngrejë moralin e partisë së vetë, sepse është një parti e lodhur dhe që nuk ka çka të ofrojë më.”, theksoi zëdhënësi i ASH-së.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...