Aleanca, kerkon pergjegjesi penale per Asim MUsen

Aleanca për Shqiptarët përmes një koference për shtyp, të organizuar përpara ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar edhe ndjekje penale, ndaj tashmë zv.ministrit të Shëndetësisë në dorëheqje Asim Musa, përcjell in7.

“Ne morrëm informatën se zv.ministri i Shëndetësisë në kabinetin qeveritar ka dhënë dorëheqje dhe kjo për ASH dhe Departamentin e Shëndetësisë paraqet një akt moral. Mirëpo ne tash si parti politike kërkojmë përgjegjësi juridike. Edhe atë në tre drejtime, për shkak se, zv.ministri ishte në kabinetin e Zaevit dhe kjo kalon krejt në përgjegjësinë e qeverisë dhe të politikave të saj në shëndetësi. Pastaj kërkojmë përdheësi edhe nga partia së cilës ai i përket, ku edhe aty ka shumë raste të cilat janë të padefinuara dhe nuk kanë shkuar deri në fund. Ne si parti politike dhe si departament para tre javëve e kërkuam këtë dorëheqje për shkak të shumë arsyeve, edhe atë në 5 pika, siç ishte kulmi i spitalit në Strugë, gjendja e spitalit në Kërçovë, pastaj mbyllja e ambulancës në Haraçinë, edhe shumë e shumë raste të tjera.”, thotë Bekim Tateshi nga Departamenti i Shëndetësisë pranë ASH-së.StrugaLajmStrugaLajm

Përndryshe, emisioni “Fiks Fare” publikoi incizime ku zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit. Musa, kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.StrugaLajm

Nga ky skandal, sot në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, zv.ministri i Shëndetësisë, Asim Musa, i cili është nga rradhët e BDI, ka dhënë edhe dorëheqje, të cilën e ka njoftuar në një konferencë për shtyp.

In : Aktuale

Loading...
loading...