Aleanca :Kush do të mbajë përgjegjësi për kaosin që po mbretëron në Strugë?!

Qytetarët e Strugës, ditëve të fundit janë dëshmitarë të paaftësisë së Komunës së Strugës dhe kreut të saj, për të menaxhuar me situata të tilla si kjo e ditëve të fundit.
Bora që ra e paralizoi Strugën dhe fshatrat. Banorë të shumtë të fshatrave më të larta malore, mbetën të ngujuar në shtëpitë e tyre. Krerët e pushtetit lokal dështuan totalisht dhe kjo nuk iu falet. Më e keqja është se nuk u bë fare përpjekje për ta tejkaluar situatën. Makineritë dhe kompanitë e kontraktuara për pastrimin e borës, nuk kanë kryer as 1% të detyrës së tyre. Në shumë vendbanime as sot nuk kanë qarkulluar, ndërsa tek të tjerat veç nga njëherë në ditën e parë.
Për në qytet, ekipet e Ndërmarrjes Publike “Komunale” kanë qënë në terren por nuk kanë pasur përkrahje logjistike dhe makineri për ta pastruar siç duhet.
Ato djem që në këmbë dhe me lopata në duar punuan në temperatura të ulëta, meritojnë çdo respekt. Turpi qëndron mbi krerët e pushtetit dhe atyre që iu kanë dhënë urdhër.
Në qoftë se komuna dhe kompanitë e kontraktuara do ta kishin bërë detyrën e tyre siç duhet, sot nuk do të kishim këtë gjendje kaosi në rrugët e tërë territorit të komunës.
Sot situata është akoma më keq.
Kjo nuk i falet një udhëheqësie, e cila këtë e ka vitin e 10-të të qeverisjes lokale dhe si pasojë e ka dimrin e 10-të me të cilin përballet.
Sa herë e ka kaluar testin? Asnjëherë!
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe sigurisht Aleanca për Shqiptarët do të mbikqyrë edhe procedurën e pagesave të këtyre kompanive të zgjedhura për pastrim. Do të shohim se sa orë pune, sa metër kub rërë dhe kripë kanë hedhur këto kompani në këto ditë krize. Sepse ne dhe qytetarët e dimë përgjigjen!

Aleanca për Shqiptarët – StrugëStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...