Aleanca: Nuk e bëjnë dot drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj!

REAGIM

Aleanca: Nuk e bëjnë dot drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj!

I nderuari Kryeministër, nuk e dimë cila është e vërteta e deklaratës së Blerim Bexhetit, në pohimet e tija se Ju i keni kërkuar ndihmë, pikërisht atij që të ushtrojë ndikimin e tij për ta shkarkuar Jovo Vangelovskin.

Besojmë se Ju i keni dëgjuar bombat që vetë i publikuat se si vet ai se bashku me krerët e VMRO-së, instalonin gjykatës dhe prokuror partiak që ishin në shërbim të ish regjimit VMRO-BDI. StrugaLajm

Është paradoksale që Ju ta kërkoni ndihmën e tij dhe telë BDI-së, per ta reformuar sistemin e drejtësisë, pikërisht nga ata që e kanë sjellë drejtësinë në gjendje të mjerueshme, pa pikë besueshmërie dhe kredibiliteti.StrugaLajm

BDI, vazhdon ti mbrojë të gjithë zyrtarët e VMRO-së dhe njerëzit e afërt të saj, duke bërë ta kuptojmë se ky koalicion është gjallë ende njejtë si dikur që nuk lejuan ti merret mandati Trajko Veljanovskit për rastin e 27 Prillit, njejtë sikur para disa ditëve që nuk kanë lejuar të shkarkohet Kryetari i Gjyjkatës Supreme Jovo Vangellovski.

Kryeministër, Ju kishit mundësi të krijoni kushte që zyrtaret e BDI-së të përfshirë në korrupcion dhe krim të organizuar, së bashku me gjykatësit dhe prokurorët partiak, të japin llogari për të kaluarën e tyre, por nuk e bëtë ate, po i amnistoni mandej kërkoni ndihmë nga ata, dhe nuk është çudi të jeni bërë njejtë si ata!

Aleanca për Shqiptarët
Shkup, 14.08.2019

In : Aktuale

Loading...
loading...