Aleanca per Shqiptaret (ASH) dhe shkuarja e saj ne opozite…!?

Nga Gafurr Adili

Ka zera te fuqishem se Aleanca per Shqiptaret (ASH) do te shkoje ne opozite. Per mendimin t’im kjo gje do t’i bente mire Aleances per Shqiptaret….
Pse?
Sepse, Aleances per Shqiptaret (ASH) i duhet te riorganizohet edhe me mire se deri me tani, sepse qenia ne pushtet, ende e pa prganizuar dhe e pa konsoliduar ne nivelin qe do te duhet te ishte ajo, me sa kam arritur une te kuptoj gjate ketyre 2-3 muajeve te qendrimit t’im ketu ne Kerçove (duke i pare e vizituar edhe te gjitha trojet tjera shqiptare ketu ne IRJM), e ka bere qe te dominohet nga nje komoditet dhe pergjumje totale, ngase kuadrot e saj kryesore (te zgjedhur ne poste qeveritare) e harruan elektoratin, dhe aq me teper, qe nga koha e zgjedhjeve lokale, ku Aleanca per Shqiptaret pati dyfishim te votave, por qe nga koha e zgjedhjeve lokale, kuadrot drejtuese te ASH-se, te ulur neper fotelet e ngrohta e te buta, i harruan aktivistet e tyre dhe edhe elektoratin shqiptare.
Sepse, duke qene ne opozite, une gjykoj se te gjithe ato kuadro qe u ulen ne kolltuqet e buta e te ngrohta do ta kuptojne mire se ato kolltuqe nuk jane te perjetshme, por jane te perkoheshme, prandej do te ishte nje mesim i mire per here te tjera per te gjithe ato qe nuk gjeten kohen qe t’i therrasin te gjithe aktivistet e tyre ne nje takim dhe t’i falenderojne per kontributin e dhene ne rritjen dhe dyfishimin e votave, e te mos flasim me qe, sipas informacioneve qe une i kam, edhe kryesite e te gjitha degeve e Aleances per Shqiptaret (ASH) qe nga koha e zgjedhjeve lokale edhe sot e kesaj dite ende nuk e kane mbajtur as edhe nje mbledhje te vetme.
Une besoj se, duke qene ne opozite deri ne zgjedhjet e ardhshme, te cilat besoj se do te mbahen shume shpejt (ne pranvere ose ne vjeshte te vitit te ardhshem), Aleanca per Shqiptaret (ASH) do te forcohet shume, aq shume sa ne zgjedhjet e ardhshme do te jete partia me e fuqishme shqiptare, prandej…..StrugaLajm

Kerçove, me 18 Dhjetor 2017StrugaLajm


Loading...
loading...