Aleanca: Skandal në Strugë i qeverisjes LSDM-BDl, kandidatët për punësim detyyrohen të paraqiten në zyrat e BDl-së

Në tabelën e skandaleve kampion absolut është qeveria aktuale e udhëhequr nga binomi LSDM – BDI.

Skandalet nuk munguan as këtë javë. Duke i shkelur të gjitha rregullat etike, morale por edhe ligjore shpallet konkurs për punësim në spitalin e përgjithshëm në Strugë dhe kandidatët potencial fillimisht detyrohen që të paraqiten në zyrat e degës së BDI-së e më pas, testin e diturisë e mbajnë në lokalet e Komunës të Strugës e cila udhëhiqet po nga kjo parti.

Për shkelje të tilla ligjore Aleanca për Shqiptarët publikisht pyet:

– Drejtorinë e spitalit se si ka mundësi që institucioni në fjalë të mos ketë hapësira adekuate për mbarëvajtjen e testimit në fjalë por, edhe më keq lejojnë politizim të së drejtës universale të njeriut – e drejta për punësim;

– Kryetarin e komunës e njëherit edhe kryetar i degës së BDI-së në Strugë se pse keqpërdorin pozitën zyrtareduke e shfrytëzuar për pikë të ulëta politike edhe atë në periudhë parazgjedhore që na kujtojnë regjimet e egra në të kaluarën e afërt;

Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisëqë të zbardh rastin në fjalë dhe të informojë opinionin e gjerë për këtë skandal të paparë në shoqëritë demokratike.

Ne disa herë e kemi thënë dhe përsëri do ta përsërisim se kjo praktikë dëmton zgjedhjet e lira dhe demokratike, e mbi të gjitha dëmton edhe vetë qytetarët të cilët bëhen lojë e pushtetit. Punësimi është e drejtë e qytetarëve që askush nuk mund ta mohojë, prandaj i njëjti nuk guxon të jetë bazë për përcaktimin e tyre politik.

Aleanca për Shqiptarët – Departamenti i Shëndetësisë

In : Aktuale

Loading...
loading...