Ali Ahmeti cakton vijat e kuqe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në emisionin e sontëm në “Klan debat” në Televizionin Klan të Maqedonisë ka folur rreth zhvillimeve politike në vend.

I pyetur rreth qëndrimeve të opozitës kundër marrëveshjes së Prespës dhe ligjit për gjuhën, Ahmeti theksoi që këto qëndrime janë politikë ditore për nevoja të çastit.

“Të gjithë duhet ta dinë që kthim prapa nga barazia gjuhësore, nga ndryshimi i emrit dhe nga fqinjësia e mirë nuk ka. Në pranverë të këtij viti, Evropa është shumë e interesuar që edhe Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë negociatat me BE-në për anëtarësim në muajin mars”, tha Ahmeti.StrugaLajm

Ahmeti vijoi duke thënë që vet krerët e BE-së kanë vlerësuar që mos hapja e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë ishte turp i Evropës dhe i Brukselit.

Numri një i BDI-së, madje në këtë intervistë ka folur edhe mbi sundimin e ligjit dhe drejtësinë selektive. I pyetur rreth zhvillimeve që ndërlidhën me Prokurorinë speciale, Ahmeti rikujtoi qëndrimin e BDI-së për veting.StrugaLajm

“Vendi jonë ka nevojë urgjente për veting. Veting për politikanë, ministra, deputetë, kryetar komunash, gjykatës, prokurorë dhe për të gjithë. BDI është partia e vetme që ka kërkuar të hetohet nga prokuroria. Unë vet kam kërkuar asokohe nga Katica Janeva sepse po përballemi me shpifje një pas një. Prandaj e kërkojmë si domosdoshmëri sundimin e ligjit nëpërmjet vetingut”, tha Ahmeti.

Ahmeti më pastaj theksoi që me vetingun dhe sundimin e ligjit arrihet edhe tek drejtësia joselektive si parakusht për zhvillimin ekonomik dhe para-shikueshmëri ligjore.

In : Aktuale

Loading...
loading...