Ali Ahmeti dhe Hazbi Lika, mirënjohje nga ShVL – UÇK për çlirimin e Kosovës

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe zëvendëskryeministri, Hazbi Lika, u kanë ndarë mirënjohje ish-luftëtarëve të Maqedonisë të cilët kanë marrë pjesë drejtpërsëdrejti në çlirimin e Kosovës.
Me këtë rast, ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Ali Ameti, vlerësoi se sakrifica e bashkëluftëtarëve të tij ka qenë e madhe, por lufta për çlirimin e Kosovës ishte momenti më i rëndësishëm i njerëzimit.
“Me rastin e këtij jubilari, 20 vjetorin e luftës për liri të momentit më të madh dhe të historisë së njerëzimit, për sakrificën e madhe të familjes Jashari, që gëlltiti si një cunam të tërë kombin shqiptar… Ju, Shoqata e Veteranëve të Luftës së Kosovës, na keni nderuar me këtë nder që u bëni të gjithë luftëtarëve ngado që ata janë”,– deklaroi ish-komandanti i UÇK – Maqedoni, Ali Ahmeti.
“Lufta, përpjekja për çështje kombëtare nuk fillon me një datë e të mbarojë me një datë. Sot jemi me një kohë ku ne na është dhënë mundësia si shqiptarë në këto troje për të bërë përpjeke në mënyrë më të lirë dhe kjo kërkon pak më shumë përgjegjësi nga ana jonë dhe ne duhet t’i përveshim krahët vet dhe të punojmë”,- tha zëvendëskryeministri për marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika.
“Ne jemi fatlumë që bijtë dhe bijat – anëtarët e familjeve të dëshmorëve, – kanë pranuar një status që të nderohen moralisht. Ne përpjekjen e kemi të përbashkët dhe kuptohet që në këtë përpjekje kemi bërë dhe do bëjmë”,- theksoi kryetari i Shoqatës se Veteranëve, Fazli Veliu.
Ndarja e mirënjohjeve u bë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm në këtë eveniment ishin veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve, si dhe përfaqësues të skenës politike nga vendi dhe rajoni.

In : Aktuale

Loading...
loading...