Ali Ahmeti e jep një premtim

Eurodeputetët Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan kanë vazhduar sot takimet me partitë politike në vend. Sot ata kanë zhvilluar takime me Aleancën për Shqiptarët dhe BDI-në dhe përfaqësues të LSDM-së. Pas takimit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se në takim kanë diskutuar për rrugën që e pret Maqedoninë në proceset eurointegruse.

“I sigurova zotërin Kukan dhe Vajgëll që unë dhe BDI mbetemi të angazhuar në drejtim të reformave dhe zgjidhjes së problemeve, siç është çështja e emrit dhe me vendet fqinje. Gjithashtu ne guximshëm do të punojmë në drejtim të reformave si në gjyqësi ashtu edhe në fushat tjera”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se u ka përcjellë eurodeputetëve se do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në vend.

“Do të jemi të pakompromis në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si vlera jo vetëm që i kërkon Evropa, por vlera që begatojnë dhe pasurojnë dhe rrisin dinjitetin dhe na pasurojnë identitetin tonë si shtet dhe komb pranë Evropës”, theksoi Ahmeti.StrugaLajm

Ndërkohë, dje eurodeputetët takuan kryeparlamentarin, Talat Xhaferi dhe liderin e Lëvizjes BESA. Ky i fundit, pas takimit deklaroi se në këtë takim ka dhënë garancat se kjo parti do të mbështes proceset pozitive në Maqedoni, ndërsa ka njoftuar eurodeputetët për situatën në Maqedoni pas formimit të Qeverisë së re.StrugaLajm

Teuta Buçi /SHENJA/

In : Aktuale

Loading...
loading...