Ali Ahmeti: Katicën e prishi lakmia, Reketi…

“Lakmia e prish njeriun” tha kreu i BDIsë Ali Ahmeti duke komentuar skandalin “Reket” që e çoi në parabu*rgim Prokuroren Speciale në largim Katica Janeva. Megjithatë lideri i integristëve nuk mendon se prapa këtij skandali qëndron ndokush që e ka planifikuar rastin.

“Populli ynë e ka një shprehje, një filozofi të jashtëzakonshme, lakmia e prish çdokë. Unë mendoj se këtu është punë lakmie dhe këtu sipas vlerësimeve të mia nuk ka të bëjë me ndonjë skenar, sepse për të hyrë në këto skema se ka skenar këtu e s’ka aty kjo do të thotë se duhet të largohemi nga objektivi për ta zbuluar të vërtetën” deklaroi Ahmeti.

Ai nuk e fsheh zhgënjimin nga “Reketi”, të cilin e quaji më shumë se një skandal.

“Jo vetëm që jemi të zhgënjyer por edhe të dëshpëruar sepse është një jehonë mjaft e keqe për drejtësinë. Prokuroria Speciale është zgjedhur për të luf*tuar kri*min dhe korrups*ionin dhe për të vendosur drejtësinë në vend dhe jo për të hapur pisllëqe më të mëdha” tha ai.

Nga ana tjetër kryetari i BDIsë “Zhvatjen” e sheh edhe si një shkollë dhe mësim për më shumë përgjegjësi, ndërsa kërkoi më shumë kujdes në të ardhmen se kush po zgjidhet për Prokuror për ta luftu*ar kri*min dhe korru*psionin.

Duke folur për vazhdimin e mëtejshëm të lëndëve të hapura nga Specialja, Ahmeti tha se këto janë çështje të drejtësisë në të cilat nuk dëshiron të ndërhyjë, por kërkoi trajtim me përgjegjësi të rastit Reket duke e zbardhur deri në fund dhe tha se kjo ëahtë një sprovë se a do të dalë e vërteta në shesh për të cilën të gjithë janë në pritje.

Loading...
loading...











Loading…


loading…