Ali Ahmeti: Nuk do t’ju zhgënjej

Fjalimi i Ali Ahmetit në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim
Të nderuar vëllezër e motra,
Të dashur delegat e delegate të kongresit të 4 të BDI-së, të dashur e të respektuar bashkëpunëtor e bashkëveprimtar, bashkëdrejtues për dy dekada me radhë të këshillit të përgjithshëm të kryesisë të sekretariatit të BDI-së.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm


Të dashur dhe shumë të respektuar miq të BDI-së, do të doja që në emër të gjithë juve të përshëndes përfaqësuesit të partive politike që na kanë nderuar në këtë kongres, LSDM-në dhe VMRO, NSDP, LDP si dhe partitë shqiptare PDSH, RDK, si dhe nga Shqipëria Partia Socialiste zonja Kodheli, Partia Demokratike të Shqipërisë, zoti Tritan Shehu, Lëvizja Socialiste për Integrim me përfaqësues, si dhe përfaqësues të partive të Kosovës partia PDK me Enver Hoxhaj, Lëvizja Vetëvendosje, gjithashtu Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më përfaqësuesin e saj dhe njëherit më porositi Ramush Haradinaj që t’ju përshëndes juve të gjithëve.
Të nderuar të pranishëm vëllezër e motra, të dashur kryesi e punës,
Të gjithë ju ekipe që keni punuar si në përgatitjen e kongresit por edhe në mbarëvajtjen e tërë zhvllimive të brendshme brenda familjes sonë të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet në këshillat vendor në degë dhe tani kombinacioni i arritur në këtë kongres.
Vëllezër e motra këtu u tha e tëra në rezoluta mirë të analizuara e të punuara nga njerëz nga përfaqësues të denjë ne të gjitha fushave, por mua më mbetet në këtë rast që juve të ju falënderoj për besimin e dhënë në mënyre unanime. Keni shfaqur vullnetin tuaj të fortë që kësaj lëvizje, Bashkimit Demokratik për Integrim, në krye për katër vitet e ardhshme të jem unë.
Unë ju siguroj që asnjëherë nuk do të turpërohemi e as nuk do të skuqeni përpara të tjerëve, e as para oponentëve por as edhe përpara kundërshtarëve qofshin edhe ato të pa përshtatshme, ashtu siç ju kam përfaqësuar me dinjitet sepse nuk kamë bërë më shume se një përfaqësimi të një dinjiteti të juaj, të angarzhimit tuaj, të forcës tuaj dhe guximit tuaj, unë kam qenë vetëm një përfaqësues i këtyre vlerave të cilat ju i keni trashëguar edhe nga brezat e më hershme, ne jemi përfaqësues të gjithë atyre që rezikuan e sakrifikuan që pas vendosjes të pushtetit dhe regjimit ushtarak dhe policor në vitin 1945-1946.Ne jemi përpjek që me vendosshmëri ti përfaqësojmë ato ideale, të realizojmë ato qëllime dhe kërkesa të cilat i kanë patur brezat para nesh, prandaj sot ky kongres dhe ky përfaqësim është përfaqësim i fisnikërisë, i thesarit kombëtar shqiptar në hapësirat e veta këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mbase njëri nga profesorët tha që pas vitit 2001 ndryshoi statusi i politiko-juridike të shqiptarëve, jo unë them pas 2001 shqiptarët u bënë zot në shpi te vet sepse, shqiptarët këtu i deshtën qiraxhi, shqiptarët këtu i deshtën çirak, por jo edhe zot shtëpie.
Vëllezër e motra sa sakrifikuan e derdhen gjak për flamur, sot ai flamur është i lirë në përdorim i pa penguar, shqiptarët u vranë dhe u sakatuan për gjuhë, sot kemi tre Universitete, dy shtetërore dhe 1 privato-publik me participim nga ana e shtetit, sot shqiptarët kanë polici, ushtri të përfaqësuar me dinjitet, nga bijë dhe bija tanë, sigurisht që ështe dashur pune dhe angazhim, është dashur përpjekje të vazhdueshme sepse kemi patur përballje edhe me skeptik të cilët mendonin se këto të arritura që bazën e kishin tek marrëveshja paqësore e Ohrit, nuk do të bëheshin kurë, por ja që koha e provoj të kundërtën, jo vetëm që e provoi por sot çdo shqiptar ndjehet krenar me gjeneralin e gjeneralëve Skënderbeun në sheshin e Shkupit të vjetër, po ndjehet krenar me Isa Boletinin në qendër në Saraj dhe me Hasan Prishtinën babait dhe zëmër zhuriturit për shumë e shumë liri për shqiptarët por që nuk e arritën dhe nuk arriti ti gëzoj ato. Sot kemi memorialin nga ma të madhin pikërisht në sheshin Skënderbe, Gjergj Kastrioti këtu në Shkupin e vjetër. Këto nuk janë të arritura për Bashkimin Demokratik për Integrim, ky ndryshim është bërë për shqiptarët dhe ne vetëm një mision kemi kryer, që të bëjmë realitet vullnetin e pjesës dërmuese të shqiptarëve në këto hapësira. Ne mbase nuk i kemi marrë gjërat edhe me mendje madhësi, sepse po të ishte dikush tjetër dhe të bënte një raport se çka kanë arritur shqiptarët, sigurisht që do të kokoristre 24 orë, por të gjiha kto që janë bërë janë bërë sepse ka qenë ne vullnet, kërkesë dhe mision dhe këtë fat e kemi patur ne të Bashkimit Demokratik për Integrim si vazhdimsi e rezistencës historike dhe si kulminacion Ushtria Çlirimtare Kombëtarë që si rezultat erdhi vet marrëveshja paqësore e Ohrit.
Unë jam shumë i sigurt që këto vende që jeni ju sot, shume nga oponentët tanë politik apo kundërshtarë të pa përshtatshëm do të donin të ishin në këto hapësira dhe në këtë kongres, por këtë fat e kemi ne sepse ne jemi trashëgimtarët të cilët vendosëm themelet dhe vendosëm ndryshimet e mëdha në këto hapësira.
Kemi qenë të arsyeshëm nuk kemi qenë konformist kemi komuniku dhe bashkëpunu me parti të komuniteti përfaqësus të komunitetit të bashkëqytetaret tanë Maqedonas, asnjëherë nuk kemi imponuar dhe vepruar prapa shpine dhe asnjëherë nuk do punojmë dhe veprojmë me standarde të dyfishta, transparent dhe dalzotës për atë që e themi.
Sepse ka edhe nga ata që e përhapin defetizëm që përhapin edhe lajme të rrejshëm dhe gënjeshtra por Bashkimi Demokratik për Integrim, udhëheqja, baza mbetet konsekuent dhe jo njërëz që krijojnë hile e dredhi këtë ne ju sigurojmë të gjithëve sepse këto janë vlera me shume mund dhe sakrifice ne i kemi ndërtuar.
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është çështja se jemi më i forti dhe më i organizuari, sepse mund të jeshë i fortë po të mos kesh diapozaon dhe vizion, Bashkimi Demokratik për Integrim është bërë i fortë sepse ka pasur vizion se si duhet ndërtuar, se si duhet zbatuar ajo që ështe e arritur dhe rruga nga duhet të shkoj. E tërë veprimtaria jone, i tërë organizmi jonë tamam i ka ngjarë shqiponjës që po e ndjek synimin, asnjëherë nuk e humb qëllimin nga synimi dhe ne përkundër vështirësive që kemi pasur kurë qëllimin, besimin për tek qëllimi nuk e kemi humbur, prandaj ja vlen që të jemi krenar të gjithë bashkë këtu dhe sot këtu po i hedhim themelet dhe po çelikosim Bashkimin Demokratik për Integrim për 20 vitet e ardhshme.
Sot përpara nesh shprehëm detyra dhe programe konkrete. Të gjitha këta vlera që i kemi ndërtuar duhet t’i pasurojmë dhe begatojmë. Ne kemi luftuar për universitet, ato i kemi. Sot patriotizëm më i madh është të nderosh Flamurin Kombëtar, në cilësinë që duhet ta risim dhe ndërtojmë në arsim, të ndërtojmë arsim të pranuar dhe të përshëndetur nga të gjithë komuniteti ndërkombëtarë. Ne jemi ata që jemi ata që duhet ta ndërtojmë. Nuk themelohet universitet, por ritet cilësia, të përparoj shëndetësia, të risim cilësinë në shërbime. Ne kemi kuadër të mira, kemi kuadër që kanë eksperienca shumë të forta nga vende të ndryshme të Evropës dhe ata përvoja e eksperienca duan ti hedhim këtu në vendlindje n e tyre. Ne na pret një detyrë shumë e vështir. Jo nuk duhet mbetur vetëm një zë apo rezolutë çështja e sundimit të ligjit apo çështja e Vetingut. Këtu duhet të bëhet punë tejet serioze që në vend të sundoj ligji, që në vend të ketë Veting të mirëfillta dhe pastërti të figurave që do ti drejtojnë me sistemin e drejtësisë.
Të nderuar të pranishëm
Punët që na presin nuk janë të vogla. Neve na mbetet që të jemi të fort, të paluhatshëm në drejtim të respektimit të plot të Marrëveshjes së Ohrit, të respektojmë Marrëveshjen e Prespës si dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë.
Nuk ka kthim pas, nuk ka asnjë hapësirë dhe moment që të shohim dhe të kthemi pas për një analizë pak më ndryshe. Këta kapituj janë të përmbyllur dhe këta kapituj sigurojnë një të ardhme shumë të sigurt të MV. Çdo tendencë për prekje në këto tre çështje do të has në rezistencë dhe nuk do të ketë partner BDI-në, sepse kështu rrezikojmë dhe cenojmë ardhmërinë e popullit anë, popujve tanë dhe rrezikojmë perspektivën e rinis.
Të nderuar vëllezër dhe motra
Ne jemi në komunikim dhe bashkëpunim me të gjitha partitë, pavarësisht dallimeve. Kemi pasur dallime në partneritet në të kaluarën dhe kemi edhe tani se për ndryshe do të ishim në parti. Mirëpo dallimet asnjëherë nuk rrezikojnë substancën dhe parime dhe le të ketë debat dhe mendime të ndryshme por pa rrezikuar substance e marrëveshja, por gjithmonë duke vënë lart e më lart interesat e shoqërisë dhe shtetit.
Ne jemi në komunikim dhe bashkëpunim edhe me vendet e rajonit si me Greqinë dhe Bullgarin dh e në veçanti me Kosovën dhe Shqipërinë. Janë miratuar dhe ratifikuar një sërë dokumentesh de marrëveshje. Jemi në komunikim edhe me Serbinë. Tani ka lëvizje ka takime dhe jo njëherë e kam theksuar se në hasmëri shekullore edhe nuk jetohet. Ashtu siç gjeti Evropa rrugët e pajtimit para 70 viteve ashtu edhe ne populli I rajonit të Ballkanit perëndimor duhet të kërkojmë rrugë drejt pajtimit dhe afrimit. Nuk është e lehtë mbi 250 mijë viktima të rënë sistemet e kaluara, nuk është e lehtë, por ama burrështetasit duhet të mendojnë a duhet pajtimi apo të trashet hasmëria, a duhet ecur përpara apo duhet parë pas. Unë jam shumë i sigurt dhe i vetëdijshëm se e kaluara është shumë e dhimbshme. Por duhet të përcaktohemi, a të hapmi plagë të reja të shkaktojmë gjakderdhje apo të jemi në ndërtim të pajtimit apo të jemi në kërkim të ndërtimit të vlerave. Çdo iniciativë ne e kemi parë, e kemi analizuar dhe e kemi vlerësuar që rruga jon euro-atlantike nuk mund të zëvendësohet me asnjë iniciativë tjetër. Jemi konsekuent që ne të vazhdojmë të punojmë për afrim, të vazhdojmë të punojmë që sa më parë vendi jonë të jetë anëtarë i BE—së ashtu siç kemi realizuar edhe de facto anëtarësimin në NATO dhe shumë shpejt edhe de jure do të bëhet realitet. Jemi për pajtim, jemi për të biseduar, por jo të vendosim në rrezik dhe të harrohet që rruga që prodhon paqe, siguri dhe prosperitet është rruga e vetme rruga drejt BE-së.
Të nderuar,
Edhe njëherë i’u uroj Juve dhe gjithë familjeve tuaja shëndet, suksese se tani më me 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë dhe unë jam shumë I sigurt se ashtu siç kemi shënuar për 18 vite 16 fitore, dhe me
12 prill është fitorja e radhës për BDI-në, nga më të rëndësishmet edhe për vet shtetin Republikën e Maqedonisë së Veriut, kështu që më 12 prill nuk firon vetëm BDI-ja por fiton Maqedonia e Veriut, fitojnë qytetarët sepse ne kemi ditur të menaxhojmë, kemi ditur balancojmë dhe kemi ditur që të përballemi nga vështirësitë më të mëdha dhe me sukses ti kalojmë. Ky kongres vulos fitoren e radhës dhe fitoren më të rëndësishme të BDI-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...