Ali Ahmeti sot do t’u thotë lamtumirën disa ministrave dhe funksionarëve!

Funksionarët e BDI-së sot pritet të raportojnë para kryesisë partiake lidhur me punën e tyre gjatë këtij mandati qeverisës.

Një pjesë e portaleve kanë shkruar se ministrat, zv/ministrat, drejtorët dhe funksionarët e tjerë të lartë do të raportojnë para Ahmetit, por burime partiake nënvizojnë se në këtë takim kreu i BDI-së do të informojë lidhur me bisedimet me LSDM si dhe ndryshimet që mund të pasojnë me riformatimin e Qeverisë.StrugaLajm

Siç mëson INA disa prej funksionarëve do ti kumtohet lajmi se do të ndrrohen nga postet, për shkak të ndërrimit të resorëve ministror me LSDM. Jozyrtarisht flitet për dy ministra që mund të shkojnë nga kjo Qeveri.StrugaLajm

Dy ministri pritet të ndërrohen mes BDI dhe LSDM, derisa ende nuk ka asgjë konkrete se cila ministri do ti takojë Lëvizjen BESA, tashmë kur janë në lojë dy krahët e ndarë të kësaj partie.

In : Aktuale

Loading...
loading...