Ali Ahmeti: Të vegjlit mund të bashkohen por ama mos krijoni iluzion se e fitoni BDI-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti para anëtarëve të partisë në Çair edhe njëher theksoi se BDI më 12 prill do ta ketë fitoren e radhës. Ahmeti edhe njëherë u bëri thirrje partive opozitare që të bashkohen.

“Secili thotë unë do i fitoj zgjedhjet. Mendoj që BDI ka fitoren e radhës dhe nuk e bazojë këtë fitore as në folklorizëm, as në optimizëm të tepruar. Nuk është puna se fiton BDI por me fitoren e BDI-së fitojnë shqiptarët. Ne kemi bërë thirrje, le të bashkohen të gjithë dhe le ta fitojnë BDI-në, pak rëndësi ka. Me rëndësi shqiptarët të jenë fitimtar dhe krenar, shqiptarët të respektohen ashtu siç janë me histori, identitet dhe dinjitet por jo të përfaqësohen nga 6 delegacione. Prandaj u kemi bërë thirrje. Bashkohuni dhe fitonani të mos humbin shqiptarët . Përsëri fajin e ka BDI pse nuk bashkohen të tjerët”., ka theksuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas Ahmetit partitë opozitare shqiptare duhet të bashkohen me qëllim që të mos humbin mandatet e shqiptarëve por të mos krijojnë iluzione se mund ta fitojnë BDI-në.StrugaLajm

Të vegjlit mund të bashkohen por ama mos krijoni iluzion se e fitoni BDI-në. Shqiptarët duhet ta din se, unë Ali Ahmeti, BDI si organizatë me histori më të lashtë në këtë vend nuk punojmë për ta pasuruar karrierën tonë qoftë politike apo partiake sepse begati ma e madhe se sa të bësh zhvillime të mëdha, të maresh vendime të mëdha … Autor autentik i ndryshimeve të mëdha në këto dy dekada të fundit është BDI”., ka deklaruar Ali Ahmeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...