Ali Ahmeti: Zgjedhjet më 12 prill , le të fitoj më i miri


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020. Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i vendit.StrugaLajm

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.StrugaLajm

Lidhur me atë se a do të bëhet regjistrimi i popullsisë para zgjedhjeve, Ahmeti tha se me rendësi është të respektohet data e zgjedhjeve dhe tse do të shihet nëse kjo është e mundur teknikisht.

In : Aktuale

Loading...
loading...