Aliu: Ja pse nuk pajtohem me qëndrimin e Selës,Kasamit dhe Blerim Rekës

( NË PRAG TË HESHTJES )

Ja pse nuk pajtohem me reterimin për një niansë të ASH, LB dhe z. Blerim Reka !
Komuniketë e tyre lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në një farë mënyre përmbajnë një niansë reterimi . Pse ? Sepse qëndrimi paraprak se sovrani ka pjekuri të mjaftueshme të vendos për të drejtën e votës së tij ishte më korekte dhe më dinjitoze. Kjo nuk do të thoshte as bojkot, as abstenim madje kjo nuk do të thoshte telekomandim apo kushtimisht thënë ,,tregti,,.
Por apeli për DALJE MASIVE në raundin e dytë , bazuar në rezultatin e raundit të parë, si dhe strategjia e partive opozitare shqiptare në mbështetje të kandidatit të pavarur shqiptar për demsitifikimin e të ashtuquajturit ,,koncept të konsualitetitt,, shpërfaqet si qëndrim DIFUZ.
Me thirjen për dalje masive në këtë rast pa ndonjë preferencë, atëherë sintagma e tipit ,,shqiptari voton për shqiptarin ,,shkon në hasra të plafonit. E ndërkaq , dalja masive edhe sikur të jetë duke e bërë të PA VLEFSHME fletvotimin ,kjo do ti kontribuonte censusit dhe vota e pavlefshme në këtë rast do të thoshte edhe më keq ,,mbështetje të ofertës së plotë të mbetur në fletvotim,,.
Pra është diçka tjetër, se çka mund të NËNKUPTOHET brenda komunikeve të partive opozitare, por në politikë është domethënëse edhe si thuhet, si shkruhet dhe kurë dhe çka thuhet.
Tani mbete se shiptarët A apo SA do të përfillin thirjen e partive politike shqiptare dhe të Molla Sulës. Nëse ajo përfillje eventualisht do të jetë e vogël, SHUPLAKA DO TË VLEJË PËR TË GJITHË .
Nuk pajtohem me kamuflimin e jo për nevojën se shteti duhet të ketë presidentin.
( q.aliu )StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...