Aliu:Zoti Sela, zoti Kasami,KOHA ishte , por KOHA kaloi!

Shkruan Qenan Aliu

Vendimi për qasje në ndryshimin e kushtetutës kaloi. Për këtë votuat edhe ju me mandatet e subjekteve politike që drejtoni. Dhe kjo ishte punë që duhej bërë patjetër sepse askush nuk do të mundej ti përballonte trusnisë së diplomacisë ndërkombëtare në veçanti asaj të SHBA-së. Pra koha ishte tani në këtë votim për të ,,kushtëzuar,, eventualisht NDËRHYRJET me amandamente që po thoni Ju. Por kjo nuk mund të bëhej andaj askush nuk mund tju bëj fajtorë ,por duhet pranuar publikisht se një kushtëzim eventual ,për shkak të brendisë së draftimit(edhe firmosjes) që ka marrëveshja e Prespës,NUK MUND TË BËHEJ , kuptohet për shkak të GJEOPOLITIKËS.

Andaj tani e tutje në FAZAT që pasojnë e vetmja gjë ku do të mund të ndërhyhet me amandamente është vetëm PREAMBULLA , ndërkaq në tre amnadamentet tjera të neneve përkatëse që determinon marrëveshja mund të ndërhyhet me amandamente por VETËM NË TEKSTIN e Propzim-Amnadamentit të procesuar nga PROPOZUESI , në këtë rast QEVERIA.StrugaLajm

Z.SELA DHE Z. KASAMI KËSHTU THUHET NË DISPOZITAT E RREGULLORES SË KUVENDIT NË KAPITULLIN MBI PROCESUIMIN E NDRYSHIMIT TË KUSHTETUTËS. ANDAJ ÇDO RETORIKË POMPZE, PAUSHALLE JASHTA KORNIZAVE TË NORMIMIT TË PROCEDURËS MUND TJU KTHEHET BUMERANG NË SERIOZITETIN E SUBJEKTEVE TUAJA . PRANDAJ NË FAZAT QË VIJOJNË PËR KËTË PROCEDURË OSE DUHET TË KOHABITOHET MJAFTUESHËM PËR ATE ÇKA MUND TË ARIHET NË PREAMBULLË NË KOORDINIM ME SOFRËN E PARTIVE ,OSE TË SHPËRFAQNI PUBLIKISHT GUXIMIN SE A DO TË JENË MANDATET E SUBJEKTEVE TUAJA ,,PRO,,PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMEVE SIPAS PROPOZUESIT APO JO. UNË JU KISHA SUGJERUAR QË TË JENI PËR ,,PRO,, SEPSE DHE VETËM SEPSE…….!

Ndërhyrjet edhe në nenet tjera të kushtetutës të cilat nuk tangohen me marrëveshjen e Prespës, nuk i ndalon ajo, por për këtë duhet vullnet politik gjithpërfshirës dhe kuptohet shumicë e 2/3 stabile e sigururar në kuvend.StrugaLajm

Ju akoma vazhdoni me retorikën se do të ndërhymë me amandamente, për të barazuar gjuhën shqipe apo për të evituar PËRQINDJEN, por nuk tregoni se kurë dhe si do ta bëni atë ndërhyrje tani e tutje gjatë zhvillimit të kësaj procedure

Në një farë forme KOHA ishte , por KOHA kaloi!


Loading...
loading...