Alkooholi do shitete edhe pas orës 19

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për tregti, me qëllim që të shfuqizojë kufizimet e ligjit, i cili u soll më 2008 e që parasheh kufizim të shitjes së alkoolit me pakicë.

Zgjidhjet bazë të propozim-ligjit parashohin shitjen e pijeve alkoolike me pakicë pa kufizime të kohës dhe kushte tjera.

“Ndryshimet e propozuara në Ligjin për tregti janë në funksion të shfuqizimit të kufizimeve të ligjit, që kanë të bëjnë me kufizimin e kohës së shitjes së alkoolit me pakicë, si dhe kushtet për tregti me diamantin e papërpunuar”, thuhet në arsyetimin e ligjit./Telegrafi

In : Aktuale

Loading...
loading...