ALO Zaev…

Qenan Aliu

Vërtetë është punë e drejtësisë, por drejtësinë që premtove po funksionon e selektuar ASHIQARE. E dihet drejtësia e selektuar është PADREJTËSI. Rastet e montuara nga rregjimi i kaluar për të burgosur MAQEDONAS gadi se i demontove së paku i nxore nga terri dhe prangat e qelive,drejtësia le të bëjë ryshqirtimin e rasteve, por kjo nuk do të thotë se në qelitë akoma nuk kanë mbetur edhe maqedonas të tjerë .

Por rastet për të cilat opinioni i gjërë brenda dhe jashtë vendit vlerëson se rregjimi i kaluar futi në qeli edhe disa SHQIPTARË të cilët memzi se presin LIRINË, ÇKA U BË E ÇKA DO TË BËHET ME TA ? Ju lutem,jeni i pari i trupit për reforma në drejtësi, nxisni trupën të gjejë modalitetin që këto raste për të cilat shpërfaqen fakte dhe dyshime se të njëjtat janë të montuara gjyqësia ti RISHQYRTOJË. Zoti kryeminstër, më mirë se të gjithë e dini se prapa grilave ka njerëz,prindë krejtësisht të PAFAJSHËM, duhet bërë e pamundura që këta të gjenden në LIRI, këtë e pret drejtësia , familjet e tyre dhe mbarë opinioni.

Të pafajshmit në LIRI , pa dallim etnie, gjinie e race. Përsëri ju kujtoj, ky vend mund të anëtarësohet edhe në Nato e Be, por ZOTI nuk do ta bekojë kurë këtë vendë nëse akoma prapa grilave do të gjenden njerëz krejtësisht të PAFAJSHËM, sikur të jetë edhe vetëm NJË . Andaj, PROTESTA e sodit e shum të tjera do të jenë hak, thotë populli . Sepse nuk ka gjë më njerëzore se të kërkosh Lirinë e të pafajshmëve, atëherë kur ata nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë .


Loading...
loading...