Alsat:Asnjë zgjidhje për deponinë e Strugës


Takim urgjent me kryeministrin Zaev kërkojnë aktivistët civil të Strugës që ishin më të zëshëm në përpjekjen për të zgjidhur problemin me deponinë e egër në hyrje të qytetit. Me këtë letër i rikujtojnë kryeministrit se ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga vendimi i Qeverisë për zgjidhje urgjente të problemit, por se e njëjta ende nuk është zbatuar.

Lidhur me problemin e transportit të mbeturinave deri në deponinë rajonale Drislla, besojmë se me një përfshirje të drejtpërdrejtë të Kryeministrit në zgjidhjen e këtij problemi burokratik shpjet mund të gjendet një zgjidhje.. për çka tani më një vit e gjysmë janë paraparë dhe siguruar fonde “, pohoi Gligorie Qatoski  nga Lëvizja “Mjaft”.

Ambientalistët rikujtojnë Zaevin se deponia vazhdon t’i helmojë banorët e Strugës, ndërsa autoritetet komunale edhe më tej mbeturinat komunale i hedhin në vendin e diskutueshëm.

Aktualisht, në deponi është ndërtuar vetëm një stacion i ngarkim-shkarkimit të mbeturinave, por e njëjta asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Kohët e fundit, autoritetet komunale kërkuan ridestinimin e rreth 5 milionë denarëve, fonde të destinuara fillimisht për transportimin e mbeturinave në Drisla, për transport të mbeturinave në lokacionin ekzistues. Sipas aktivistëve ekologjik, ky vendim është bërë pa u konsultuar me sektorin civil dhe organizatat joqeveritare që merren me këtë problem.

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...