Alternativa pro bashkëpunimit me Aleancën por kundër me Besën

Nga partia Alternativa thonë se janë kundër bashkëpunimit me subjektin nga i cili janë ndarë. Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi pohon se bashkëpunimi më i përafërt ekziston me Aleancën për Shqiptarët.StrugaLajmStrugaLajm

Ka disa opsione duke filluar nga ai që fuqia jonë politike të matet edhe në aspektin vetanak por megjithatë edhe opsionet e bashkëpunimit me subjektet tjera politike me qëllim grumbullimin votave dhe arritjes së një ndikimi më të madh tek qytetarët për dalje në zgjedhje. Nga gjitha opsionet e mundura, neve jo rastësisht e kemi veçuar se në aspektin programor dhe qëllimeve tona është pikërisht Aleanca për Shqiptarë dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur vazhdimisht. Nuk mund të ketë asnjë lloj bashkëpunimi. Opsioni i fundi që as nuk është në listën e opsioneve është bashkëpunimi me për neve partinë e vulave dhe subjektin politik të cilin ju e përmendni – tha Skender Rexhepi, Sekretar i Alternativës.StrugaLajm

Ditë më parë, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Rruga Drejt i bëri thirrje dy subjekteve shqiptare Lëvizja Besa dhe Alternativa që bashkërisht të formojnë bllok politik opozitar kundrejt BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së. Sela shtoi se deri tani nuk ka pasur negociata zyrtare dhe marrëveshje konkrete./ALSAT/

In : Aktuale

Loading...
loading...