Amerikës i nevojiten më shumë emigrantë, për ekonomi më të fortë në botë

Tarifat dhe lufta tregtare me Kinën janë disa nga problemet e mëdha afatshkurtra financiare që po has Amerika. Por, një ekspert i tregut amerikan mendon se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në çështje më afatgjata nëse duan të mbesin në krye të listës si ekonomia më e fuqishme në botë.

Ky problem është pikërisht emigracioni thotë David Kelly, shefi global për strategjinë në JPMorgan Funds.

Sipas tij, Amerika do të përballet me një forcë punëtore të reduktuar pasi shifrat e njerëzve në pension po rriten dita-ditës.StrugaLajm

Edhe pse administrata e Trump po fokusohet në probleme të tjera ekonomike, sipas David Kelly-t fokusi duhet të jetë tek njerëzit e aftë për punë dhe që do të kenë fuqi blerëse në të ardhmen.

“Nëse Amerika nuk shton numrin e të rinjve drejt forcës punëtore, atëherë çdo ulje taksash apo stimulues tjetër do jetë më e pavlerë se një makinë e shpejtë në një qytet të madh”- shpehet ai.StrugaLajm

Kelly më tej vuri re se numri i emigranteve që kanë fituar një vizë për Shtetet e Bashkuara këtë vit ka vazhduar të ulet me të njëjtin ritëm që nga viti 2017.

Kjo nuk është shenjë e mirë për ekonominë amerikane sipas tij, duke shikuar faktin se shumica e emigrantëve janë në moshën e duhur për tu klasifikuar si forcë punëtore.

Sipas tij duhen gjetur mënyra të reja për të rritur atë që quhet emigracionin legal, një ide e hedhur edhe nga kryeministri francez pak ditë më parë./CNN

In : Rajoni

Loading...
loading...