Anëtarësia e BDI- Gostivar, 18-vjet “robër” të Udhëheqësisë së stërvjetëruar!

Boll ishte, të Mos e neglizhojmë Trurin e rinisë, Me shumë Gjuhë, Plot Programe Kompjuterike dhe Intelegjencën Shumë të shëndoshë!
Anëtarësia e Bashkimit Demokratik për Integrim-Dega Gostivar, 18-vjet “robër” të Udhëheqësisë së stërvjetëruar!

“Prangosja” vazhdon… njejtë si atëherë… kindapimet një nga një, atëherë nga shërbimet sekrete, sot ashtu si që sheh “Llupa” e të fortëve që Degën kanë berë pronë të veten, njëlloj si që bënë Tokën, ndërtesat dhe pasurinë e qytetarit.
Kundër kujt janë “Carat” e vjetër të Gostivarit, nga Dega e BDI-së?

  • Kundër Veprimtarëve të dëshmuar!
  • Kundër rrinisë, për reforma!
  • Kundër vetë Subjektit me njerëz Çlirimtarë!
  • Kundër intelegjencës së të Rinjve!
    -Kunder Ali Ametit, që sakrifikon deri ne palcë!
    Apo kundër vetvetes, për të zhdukur Degën dhe për të mbuluar pazaret pa “fiskallna”!
    Është “Ernek” i vjetër Ky!
    Boll ishte!
    Kërcënohuni sa të doni se do lëshoni Partinë. Lëshonjani, shkoni në Gjermani e Nese nuk e leshoni Ju, do e lëshojnë rinia, aktivisti, Ushtari, i dëshmuari për Komb e shumë të tjerë, që lindën me UÇK-në dhe BDI-në. Nëse jeni Bosa, vërtetë të mëhallës rrini!
    Le të shkonë Juristi, Ekonomisti, Mjeku, Specialisti, Pedagogu, Inxhinieri, Artisti, Arkitekti, Farmacisti, Historiani, Gjuhëtari…!
    Unë jam për Reforma!
    Rinisë së shkolluar me drejtime të ndryshme,dua Ti fal mundin tim dhe të shokëve që kam, si Ata që falën Jetën, Ata që sakrifikuan gjithë rininë, ashtu dhe të këtyre që bartin Amanet!
    Betimi, Veprimi, puna dhe thirrjet e kohës ishin të tilla: Puntorë, Rrini, Studentë, Fshatarë, jemi një e të pa ndarë!
    Andaj, lëreni rinin të merr frymë lirshëm, hiqni duart nga dëbimi i tyre me kërcënime, Çdo diktator ka përfunduar keq, e dini edhe Ju!

Shpëtoni të rinjtë e Gostivarit, Komandant Ali Ameti!StrugaLajmStrugaLajm

Kryt ua ka falë Zoti, Intelegjencën -Shkollimi, Shpenzimet – Prindi!StrugaLajm

Unë jam dhe mbetem anëtar i Bashkimit Demokratik dhe anëtar aktual i Këshillit të Përgjithshëm, i propozuar dhe zgjedhur në Kongres, pa vullnetin e udhëheqësisë së “përjetshme” të Gostivarit!

PS. Rrinia ishte dhe mbetet Pararoja e Kombit tonë. Në shkollë bojkot-burgosje, në Studime, Demonstrata-Burgosje, në Luftë, Plagosje- Vrasje, në Politikë, Çajtore-Gjermani…!

Luan Veliu-(Liridoni)
Gostvarë, 27 Shtator 2019


Loading...
loading...