Anketa e CRPC: ASH i afrohet BDI-së,Sela e Ahmeti të afërt me mbështetje

Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik (CRCP), për nevojat e një organizate ndërkombëtare që vepron në Maqedoni ,gjatë periudhës 25 Shkurt- 2 Mars 2018 ka realizuar një hulumtim të opinionit publik mbi këto tema:
1. Gatishmëria e qytetarëve maqedonas për të pranuar zgjidhjen e ofruar nga Qeveria rreth bisedimeve për emrin me Greqinë,
2. Integrimin e Maqedonisë në NATO, dhe
3. Përkrahjen e partive politike.

Anketa është realizuar me anketues/kampion të rastësishëm në numër total prej (1081) personash. Anketa është shtrirë në pesë qytetet më të mëdhaja të vendit: Shkup, Strumicë, Tetovë, Gostivar, dhe Manastir. QHKP ka përdorur metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim të arritjes së saktësisë dhe probabilitetit më të lartë, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore aty ku shqiptarët dominojnë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe shpërndarjen gjeografike të të gjithë popullatës”, thonë nga QHKP

Në bazë të rezultateve të dalura nga pyetësorët dhe pëpunimi i të dhënave me SPSS, në pyetjen që flet për gatishmërinë e qytetarëve maqedonas për të pranuar propozimin e Qeverisë për ndryshim eventual të emrit të shtetit, 54,97% e të anketuarve do të pranonin ndryshimin eventual të emrit, kurse 27,5 përqind e të anketuarve nuk janë të gatshëm të pranojnë ndryshimin e emrit të shtetit dhe 17,53 përqind e të anketuarve nuk deklarohen.

Ndërkaq në pyetjen e njëjtë dallimet në baza etnike janë edhe më të theksuara. 38,1 përqind e maqedonasve do të pranonin ndryshimin e emrit, ndërsa 49,25% e tyre e kundërshtojnë atë. Kurse te të anketuarit shqiptarë 63 përqind do të pranonin ndryshim të emrit, kurse vetëm 12,8 përqind nuk pranojnë ndryshimin e emrit.

Sa jeni të gatshëm të pranoni propozimin për ndryshimin eventual të emrit të shtetit

Maqedonas Shqiptarë

Pro ndryshimit të emrit 54,97 % 38,15% 63,90%
Kundër ndryshimit të emrit 27,53% 49,25% 12,8%
Nuk deklarohen 17,5 %

12,6 23,3%StrugaLajm

Në pyetjen mbi integrimin e Maqedonisë në NATO, rezulton se 67,9 përqind e të anketuarve janë pro inkuadrimit të vendit në strukturat euroatlantike, ndërsa vetëm reth 18,1 përqind janë kundër,

A jeni për inkuadrim të vendit në NATO

Maqedonas Shqiptarë

Për inkuadrim në NATO 67,95% 55,25% 87%
Kundër Inkuadrimit në NATO 18,15% 24,6% 1,7%
Nuk DeklarohenStrugaLajm

13,9% 20,15% 11,3%

Sa i përket disponimit të anketuarve për përkrahjen e partive politike të anketuarit janë përgjigjur kësisoji:

Te partitë shqiptare rejting më të lartë sipas anketës në fjalë ende vazhdon të ketë BDI, me 5.18%, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët, rejtingu i së cilës është rritur në 4.63%. Ulje të rejtingut vërehet te Lëvizja Besa, pas turbulencave muajve të fundit, e cila tani më gëzon përkrahje prej 2.29%, kurse PDSH, vazhdon të përjetojë krizën më të thellë që nga themelimi i saj, ku tani gëzon vetëm 0,64% mbështetje.

Në kampin politik maqedonas rezultatet e anketës së QHKP-së, tregojnë një epërsi të theksuar të LSDМ-së kundrejt VMRO-DPMNE-së. Sipas QHKP-së, tek maqedonasit LSDM prinë me 21.8%, ndërsa për VMRO-DPMNE janë përcaktuar 18.9% e të anketuarve

LSDM 21,85%
VMRO-DPMNE 18,97%
BDI 5,18%
ALEANCA 4,63%
L. BESA 2,29%
PDSH 0,64%
Nuk deklarohen 46,44%

Pjesë e pyetësorit të QHKP-së që ka zhvilluar anketën ishte edhe përkrahja që gëzojnë liderët politik . Në bazë të anketimit rezulton se Kryeministri Zoran Zaev i LSDM-së gëzon mbështetjen më të madhe të të anketuarve edhe atë me 23,7 përqind , i ndjekur nga lideri I opozitës Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së, me 17.3 përqind.

Në kampusin politik shqiptarë mbështetja thuajse është e barabartë në mes Ziadin Selës së Aleancës dhe dhe Ali Ahmetit të BDI-së të cilët gëzojnë 6.70 përqind , respektivisht 6,5 përqind, të ndjekur nga Bilall Kasami që gëzon 2,6 përqind dhe Menduh Thaçi me 0,8 përqind mbështetje.

Zoran Zaev 23,75%
Hristijan Mickovski 17,39%
Ziadin Sela 6,71%
Ali Ahmeti 6,49%
Bilall Kasami 2,69%
Menduh Thaçi 0,82%

Anketimi është bërë përmes telefonit me 1081 të anketuar kurse gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 2.5%. Përpunimi i rezultateve nga pyetësori i paraprak është bërë me SPSS. Anketa është realizuar dhe perkrahur nga Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik CRPC.
www.crpc.eu

*Center for Research and Political Communication)

In : Aktuale

Loading...
loading...